Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka nisur të martën pasdite përgatitjet për kampionatin botëror të juniorëve që mbahet në Spanjë muajin tjetër.
Kombëtarja është vendosur në Banjë të Pejës, ku zhvillohet faza e parë përgatitore. Portieri Art Luzha ka treguar që atmosfera është shumë e mirë.
"Sot i filluam përgatitjet për kampionatin botëror që zhvillohet në Spanjë, për grupmoshën U21.
Atmosfera mes lojtarëve është shumë e mirë dhe synimet janë të qarta, që të paraqitemi sa më mirë në kampionatin botëror.
Vetëm kualifikimi jonë në botëror është një arritje shumë e madhe, mirëpo në Spanjë ne nuk do të udhëtojmë për pushime. Do të tregojmë që kualifikimi jonë në botëror nuk ishte rastësi apo fat", ka theksuar Luzha.