Kombëtarja e Kosovës nisi përgatitjet për Spanjë

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës nisi përgatitjet për Spanjë

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:28
Kombëtarja e Kosovës nisi përgatitjet për Spanjë

Vetëm një ditë pushim kishin lojtarët e Kombëtares U21 të Kosovës në hendboll. Pasi të mërkurën përfundoi me sukses të plotë faza e parë përgatitore e zhvilluar në Banjë të Pejës, të premten hendbollistët tanë janë mbledhur në Prishtinë ku e filluan fazën e dytë, që do të jetë e fokusuar në përgatitje tekniko-taktike.

Trajneri Fatmir Muhaxheri dhe ndihmësi i tij Benon Brahushi do të vazhdojnë punën intenzive me djemtë tanë, që të jenë të përgatitur maksimalisht për kampionatin botëror që mbahet në Spanjë prej 16 deri më 28 korrik.

Atmosfera në Kombëtaren e juniorëve është e shkëlqyeshme ndërsa për këtë ka folur aloja Lulzim Shabani.

“Përgatitjet janë duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, falë punës së mirë të shtabit teknik. Edhe ne si lojtarë jemi duke e dhënë maksimumin tonë, që të jemi sa më të përgatitur për ndeshjet në botëror. Në fazën e parë në Banjë të Pejës kemi zhvilluar nga tri stërvitje në ditë dhe ka shkuar shumë mirë.

E kemi filluar fazën e dytë ku do të punojmë në anën tekniko-taktike. Stërvitja e parë shkoi shumë mirë dhe shpresoj që deri në fund të vazhdojmë me këtë ritëm dhe poashtu mos të kemi telashe me lëndime”, ka thënë Lulzim Shabani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat