Cila ishte më e mirë e cila e kishte rrogën më të madhe Bellma Beba apo Vlora Jashari? - Bota Sot
Cila ishte më e mirë e cila e kishte rrogën më të madhe Bellma Beba apo Vlora Jashari?

Hendboll

Cila ishte më e mirë e cila e kishte rrogën më të madhe Bellma Beba apo Vlora Jashari?

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2019 Në ora: 13:52
Bellma Beba, Lirie Muhaxheri dhe Vlora Jashari

Në vitet e pasluftës, në qendrën e hendbollit në Ferizaj, kanë kaluar një numër bukur i madh i lojtareve dhe secila ka dhënë kontributin e madh!

Disa nga hendbollistet që lanë gjurmë, që ende përmenden për lojërat e mira që kanë treguar në petkun e Kastriotit nga Ferizaj!

Cila është lojtarja më e mirë në periudhën 1999-2019, Bellma Beba apo Vlora Jashari?
Për shumë kë është vështirë të përcaktohet se cila më e mirë, Bellma apo Vlora? 

Nga një numër Bellma vlerësohet lojtarja më e kompletuar, që i kishte dhënë edhe shpirt klubit.

E para, Bellma përveç si lojtare cilësore e ka pasur trefishin e rrogës më të madhe se Vlora Jashari. Raportohet nga burimet shumë të sigurta, se Bellma ka pasur rrogën 800 euro, pa llogaritur edhe shpërblimet tjera.  

Ndërkaq, në vitin 2014 Ahmet Hysenaj-Petrova, ish kryetar i klubit më të trofeshëm Kastriotit të Ferizajt, Bellmën e kishte shpallë kapitene nderi të klubit dhe e kishte ‘pensionuan fanellën e saj me numër 77.

Këtë numër Bellma e kishte bartur sa ishte në KH Kastrioti. Petrova kishte thënë dhe e thotë, se lojtare më të mirë se Bellma nuk ka pasur dhe shumë shpejt ka premtuar se do të hap edhe shumë gjëra tjera që ka pasur brenda klubit.

Prandaj, sille nga ta sillesh, sipas atyre që drejtuan klubin për një periudhë, Bellma del lojtarja shumë më e mirë se Vlora, sepse ka pasur edhe karrierë sportive jashtë Kosove, si në Itali, Turqi e Gjermani, ndërsa Vlora ka luajtur vetëm brenda klubeve të Kosovë, KHF Kastrioti, Vicianet, Drita. "Bellma është e pakrahasueshme", tha një ish anëtar shumëvjeçar i KHF Kastriotit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...