Ku e ka ekipin Sami Çerkini? - Bota Sot
Ku e ka ekipin Sami Çerkini?

Hendboll

Ku e ka ekipin Sami Çerkini?

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2019 Në ora: 18:16
Ku e ka ekipin Sami Çerkini?

Po shkojmë kah mesi i muajit gusht, si Kastrioti i Ferizajt (femrat) po ashtu edhe Ferizaj (femrat), janë në një situatë jo edhe të lëvdueshme për nga kushtet, jo vetëm këta por shumica e skuadrave! 

Ajo çka është më rëndësi: Kastrioti ka trajner Burim Zaskokun dhe Ferizaj Sami Çerkinin, dikur bashkëlojtarë e tani rival në fushën e lojës!

Pak ka rëndësi rivaliteti, por a thua Sami Çerkini ku e ka ekipin dhe kur e ka ndërmend t’i nis përgatitjet për edicionin e ri. A ka ndonjë shpjegim ai nga kryesia apo ende është herët për ta dhe për shumë ekipe tjera, ndërsa kampionati nis në mes të shtatorit! Sigurisht se Çerkini do të shkojë me at filozofinë e famshme, për një javë e përgatitë dhe i fiton ndeshjet rresht.

Por këtë herë e ka më vështirë, se luan në elitë të hendbollit! Ferizaj është debutues në elitë, me një trajner paksa temperament në aspektin sportiv, por që njihet si trajneri i fundit që ka fituar titullin e kampionit me Kastriotin (meshkujt), pra në vitin 2011, nga atëherë vazhdon vuajtjen ky klub për titull apo e ka marr fortë malli. Çerkini, tani duhet të mendoj se si ta përgatitë ekipin për edicionin e ri dhe të shoh cilat janë lojtaret e tija, ka boll apo duhet ende që të marr dika tjetër!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...