Istogu fillon me fitore mbrojtjen e titullit

Hendboll

Istogu fillon me fitore mbrojtjen e titullit

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 13:57
Istogu fillon me fitore mbrojtjen e titullit

KHF Istogu ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu të shtunën në Vushtrri e mposhti Samadrexhën me rezultat 34:19.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:11 për istogaset.

Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së parë, që ishte shtyrë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Istogut.

Tina Hetemi me 9 gola ishte më efikasja te Istogu. Ar. Maloku shënoi 12 herë për Samadrexhën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat