Tronditëse mosha mesatare të Ferizaj, po cila është te Prishtina dhe Istogu?

Hendboll

Tronditëse mosha mesatare të Ferizaj, po cila është te Prishtina dhe Istogu?

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 13:24
Trajnerët Faruk Shala i Istogut dhe Taib Kabashi i Prishtinës

Vizituam Federatën e Hendbollit të Kosovës, kërkuam listën e regjistrimit të lojtarëve të katër klubeve për edicionin 2019-2020.  Kërkuam moshën mesatare saktësisht të kampionit në fuqi Besa Famgas nga Peja, Prishtinës (meshkujt) dhe te kampiones në fuqi Istogu dhe të debutueses Ferizaj (klub që u themelua që një vit).

Mosha mesatare është interesante dhe tronditëse të debutuesja Ferizaj! Mosha mesatare 28.6. Çudia është se klubi me një moshë mos të themi veterane e mposhtën Istogun e trajnerit Faruk Shala.

Image

Lista zyrtare e KHF Ferizaj

Trajneri Sami Çerkini i Ferizajt me ato lojtare, që shumica mbi 30 vjeç, e la pa fjalë Istogun me moshë mesatare 19,6 vjeçe. Ja mosha e lojtareve të Ferizajt: Meri Koneski (Giçeva) 35 vjeç, Nadica Trajkovska 34, Veselinka Trenovska 34, Albulena Kelmendi 32, Yllka Kupina 31, Albana Haliti 31, Albulena Basha 31, Kaltrina Domaneku 30, Bjondina Sylejmani 30, Kaltrina Beka 29, Donika Syla 27, Donjeta Thaçi 25, Benita Shabani 17, Blerina Mehmeti 17,  Shpresa Fazlija 29 dhe Angjella Pjeshqiq 26. Mosha mesatare 28.62! Te Istogu mosha mesatare është 19.6 vjeç,

Ja emrat e lojtarëve: Suzana Ujkiq 1993, Esma Muratoviq 1996, Aurora Shehdati 1997, Albina  Rugova 1997, Alberina Halitaj 2000, Tina Hetemi 2000, Valentina Rexhaj 2000, Drilona Rexhaj 2001, Yllka Shatri 2001, Natalia Millatoviq 2002, Adelina Berisha 2002, Fatlinda Fejzaj 1999, Blerta Ahmetxhekaj 2001, Gresa Gashi 2001.  

Image

Lista e Istogut

Te meshkujt, sipas të dhënave në FHK, Besa Famgas ka moshën mesatare 25.6.

Image

Lista e Besa Famgas

Ja mosha e lojtarëve të Besës: Nikolla Prce 39, Ante Kukrika 37, Kastriot Jupa 27, Mursel Mehmeti 25, Drilon Tahirukaj 24, Egzon Gjuka 24, Bujar Ramosaj 24, Kouri Mokhtar 23, Danilo Mihajleviq 22, Ylli Visoka 22, Bajram Idrizi 21, Arti Luzha 21, Ardit Tafilaj 20 dhe Jon Muqolli 20.  Mosha mesatare te Prishtina është 24.8 vjeçare, gjithnjë po flasim për seniorë, pra për listën e lojtarëve të dorëzuar në FHK për edicionin 2019-2020.

Ja mosha e lojtarëve të Prishtinës: Safet Gashi 48 vjeç, Petrit Prekazi 28, Lindrit Fetahu 27, Oltion Beshiri 25, Egzon Ademi 25, Armir Agushi 24, Albi Gjuka 23, Etrit Hoxha 21, Flakrim Beqiri 21, Besian Abazi 21, Agon Bajçinovci 20, Mërgim Ademi 20 dhe Melos Shahini 20. Te Prishtina e kemi hequr nga lista portierin Kiri Kolev.

Image

Lista e Prishtinës për edicionin 2019-2020

Këto janë të dhëna zyrtare që morëm nga regjistrimi i lojtarëve në FHK. Fakti tjetër, Prishtina në takimin e fundit, kundër Besës Famgas kishte 12 lojtarë në përbërje apo moshën mesatare 22.58 apo i bie 23 -vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat