Mustafa e Ramadani udhëheqin Kastriotin drejtë fitores së re

Hendboll

Mustafa e Ramadani udhëheqin Kastriotin drejtë fitores së re

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 11:29
Mustafa e Ramadani udhëheqin Kastriotin drejtë fitores së re

Festim Mustafa me 10 gola dhe Rron Ramadani me 6 gola, kanë udhëhequr Kastriotin e Ferizajt drejt fitores si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat bindës, 29:18. Kjo ndeshje e së mërkurës i ka takuar javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Kastrioti me fitore është ngritur në vend të tretë me 14 pikë.Vushtrria mbetet në mes të tabelës me 8 pikë. Në pjesën e parë të ndeshjes kishte më shumë rivalitet, ndërsa ferizajasit shkuan në pushim me tri gola dallim, 11:8. Por në të dytën Kastrioti dominoi plotësisht dhe arriti te fitorja e thellë.

Është luajtur edhe ndeshja në mes të Drenicës e Prizrenit. Drenica ka fituar me rezultatin 36:31. K.Kastrati si në çdo ndeshje tjetër është shquar me efikasitet të lartë dhe ka udhëhequr Drenicën drejt fitores së katërt në këtë kampionat. Prizreni ka pësuar humbjen e shtatë.

Drenica – Prizreni 36:31 (18:16)

Drenica: Muqolli, Batatina 6, Zariqi, Sahiti 7, Hamza 6, Binaku 2, Zeka 5, Kastrati 13, Baliu

Prizreni: Koro, Thaqi, J. Thaqi, Bytyqi, Leka 3, Etemi, Mehmeti 13, Spahija 3, Ahmetaj 1, Skenderi 1, Gashi 1, Ferati, A. Krasniqi 1, Krasniqi, Bytyqi, Zherka 8

Vushtrria – Kastrioti 18:29 (8:11)

Vushtrria: Pllana, Ibishi, Gubetini 2, Emini 1, Jashari 1, Klinaku 7, Sadiku, Abazxhiku 1, Musa, M. Jashari 2, Karaqa, Miftari, Demiri, Selaci 1, Ar. Karaqa 3, A. Musa

Kastrioti: Azemi, Syla 1, A. Dugolli 3, Selmani, Bislimi 3, Shabani 1, Ramadani 6, D. Dugolli, Jupa, Rudari 2, Mustafa 10, Esati, Brahimi, Bytyqi, Haxhimusa, Tafarshiku 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat