Besa Famgas nga Peja dhe Prishtina, gjithsesi se do të janë dy skuadra që do të shtyhen deri në fund fyt për fyti, se cila do të shpallet kampion i Kosovës.
Skuadra pejane, kampione në fuqi dhe kampione vjeshtore, është më e organizuara në vendin tonë, shembull për të tjerët, por tani ndjen presionin edhe nga Prishtina, pasi që bëri dy përforcime me hendbollistë me përvojë Ben Syla e Rron Ramadani nga Kastrioti i Ferizajt.
Presidenti i Prishtinës, Edi Kolgeci, më në fund zgjohet dhe godet me këto përforcime, duke shkaktuar edhe dridhje të ekipet tjera, sidomos te Besa, e cila nuk mund të rrijë komode!
Goditjet e para të Prishtinës, fal presidenti të saj Edi Kolgeci, ia kthejnë buzëqeshjen kryetrajnerit Taib Kabashit, i cili ka përvjelur mëngët për të luftuar për titull dhe për Kupën e Kosovës.
Kolgeci është njeriu që i ka dhënë shpirt Prishtinës, që besa ka shpëtuar edhe ligën me fytyrë, për faktin se e vetmja skuadër që i rrinë karshi Besës dhe i bën edhe rivalitet!