Besa e fiton derbin dramatik - Bota Sot
Besa e fiton derbin dramatik

Hendboll

Besa e fiton derbin dramatik

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 22:59
Foto nga ndeshja

Një ndeshje shumë të mirë ka ofruar derbi i javës në Superligën e Kosovës në hendboll. Në palestrën “Karagaçi” në Pejë të shtunën janë takuar Besa Famgas e Prishtina. Ndeshjen shumë të fortë e cilësore e fitoi Besa Famgas me rezultatin e ngushtë, 26:24. Në palestër ishin rreth 1000 shikues që krijuan atmosferë shumë të mirë.

Ata janë ndarë të kënaqur me hendbollin e treguar dhe me paraqitjen e lojtarëve. Besa është forcuar në vend të parë me 32 pikë. Tani ka katër më shumë se Prishtina që është e dyta. Të dy humbjet e këtij edicioni Prishtina i ka pësuar nga Besa. Ekipi pejan ka vetëm fitore. Prishtina ka fituar pjesën e parë me rezultat 15:13 dhe ishte në epërsi për kohë të gjatë. Por në fund pejanët përmbysën rezultatin dhe arritën te fitorja. Prishtina në pjesën e parë kishte epërsi deri në tri gola, ndërsa epërsia e saj në pjesën e dytë shkoi deri në katër gola (19:15). Por më pas Besa u kthye furishëm dhe kaloi në epërsi 20:19 në minutën e 48-të. Prej minutës së 54-t Besa filloi të shkëputet në dy gola, por Prishtina nuk dorëzohej, duke u afruar në një gol.

Në fund rezultati ishte 26:24 në të mirë të Besës, ndërsa Prishtina ishte në lojë deri në fund. I kushtuan disa gabime në sulm. N. Prce ka udhëhequr Besën me 9 gola.

Nga 5 i shënuan E. Gjuka e D. Tahirukaj. Te Prishtina më efikasët ishin D. Terziqi e Rr. Ramadani me nga 5 gola.

Besa Famgas – Prishtina 26:24 (13:15) Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi, Vokshi, Jupa 3, Y. Muqolli, Mushkolaj, Luzha, Visoka, Tahirukaj 5, Kukrika, Prce 9, Thaqi, Tafilaj, Ramosaj 4, J. Muqolli, Gjuka 5 Prishtina: Terziqi 5, Sula 3, Beshiri 4, Prekazi, Ramadani 5, Abazi 3, Ademi, Bajqinovci 3, Gjuka, Ademi, Sherifi, Qela 1, Agushi, Beqiraj Kastrioti – Llapi 44:24 (20:15) Kastrioti: Curri, Esati, D. Dugolli, A. Dugolli 3, Qerimi 1, Selmani, Bislimi 6, Shabani 5, Brahimi 1, Mustafa 13, Rudari 1, Bytyqi 2, Zaskoku, Bega 4, Hoxha 5, Syla 3

Llapi: Ratkoceri, Visoka 7, Bajrami 2, Mani 1, Bogujevci, Hoxha 5, Hasani 3, E. Bogujevci, Muqiqi 2, E. Havolli 4, Beshiri

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat