Në Gjakovë e Vushtrri ndeshje me më shumë rivalitet - Bota Sot
Në Gjakovë e Vushtrri ndeshje me më shumë rivalitet

Hendboll

Në Gjakovë e Vushtrri ndeshje me më shumë rivalitet

Më: 3 mars 2020 Në ora: 15:02
Në Gjakovë e Vushtrri ndeshje me më shumë rivalitet

Të martën në mesditë është tërhequr shorti edhe për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve.

Ndeshjet luhen më 11 e 12 mars, ndërsa në dy takime pritet të ketë më shumë rivalitet. Në Gjakovë do të takohen Vëllaznimi e Trepça që kanë luajtur ndeshje shumë të forta në mes vete këtë edicion.

Ndërkohë Vushtrria e pret Kastriotin e Ferizajt.

Besa Famgas është favorite e madhe ndaj Zhegrës, njëjtë si Prishtina ndaj Drenicës.

Ndeshje çerekfinale zhvillohet vetëm nga një ndeshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat