Drita e Gjilanit e ka luajtur sfidën e mbetur me vetëm shtatë lojtarë aq sa duhet të jenë në fushën e lojës kundër Vëllaznimit në Gjakovë, duke pësuar humbje me 44:29.
Pa rezerva në bankë, marrja e madhe!
Pak ka rëndësi rezultati për Dritën, se në çfarë derexhe ka ardhur, një klub me traditë të hendbollit (meshkujt) dhe garon në elitë!
Klub që një Zot e din se si do arrijë ta përfundojë kampionatin, që është në krizë ekstreme!
Është marre që një klub me traditë të vijë në këtë derexhe dhe që i takon një qytetit që ka shumë biznese!
Turpi nuk ka kufij!
Vëllaznimi – Drita 44:29 (20:9)
Vëllaznimi: Hoti 4, Idrizi, Rama 5, Pozhegu, Mamusha, Halili 7, Luzha 4, Rexha 3, Fana 6, Spahija 10, Hoxha, Brahushi, Leka 5, Ferizi, Neziri, A. Hoti
Drita: Aliu 1, Shkodra 3, Jahiu 1, Kurti 1, Sllamniku 5, Asllani, Isufi 18.