Heshtja e Sami Çerkinit! 

Hendboll

Heshtja e Sami Çerkinit! 

Nga: K. Goca Më: 22 prill 2020 Në ora: 16:56
Heshtja e Sami Çerkinit! 

Më shumë se pesë javë edhe sporti i Kosovës është pezulluar, për shkak të armikut të padukshëm, virusit korona.

Sportistët po stërviten individualisht, ndërsa ish portieri i njohur i hendbollit, Sami Çerkini, i angazhuar edhe në klubin e femrave të hendbollit Ferizaj, që nga ajo kohë, e 14 marsit, është në heshtje të thellë. Disa e quajnë një heshtje e kohës së pandemisë e disa një heshtje taktike e tij.

Disa mendojnë se heshtja e tij flet shumëçka në këtë kohë të pandemisë, disa thonë që ai nuk do që t’ia ngarkojë trurin opinionit të hendbollit me ndonjë koment apo me ide.

Disa thonë, se ai ka disa plane në aspektin sportiv, por nuk i zbulon për momentin.

Ka spekulime të ndryshme, por një gjë që dihet, edhe Çerkini është në vet izolim si të gjithë të tjerët, duke i respektuar rregullat. Kësaj radhe është më i disiplinuar si asnjëherë më parë në jetën e tij, më i disiplinuar se kur ishte në shërbimin ushtarak, respekton rregullat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat