Në vitet e 90-ta Kosova u ballafaqua me terrorin serb.
Sportistët dhe sportistet e Kosovës u detyruan që t’i zhvillojnë garat në fusha të improvizuara dhe vazhdimisht të përndjekur nga regjimi kriminal serb.
Gjeneratës së Republikës i takon edhe Osman Demolli. Demolli ka qenë trajner i suksesshëm i hendbollit dhe ai me mijëra sportistë ka kontribuar në mbajtjen gjallë të sportit.
Ai fare nuk ishte i brengosur nga kërcënimet që i vinin nga Serbia por synim e kishte mbajtjen gjallë të sportit de të zhvillohet në mënyrën sa më të rregullt garat e Republikës së Kosovës.
Demolli i takon plejadës së sakrificës dhe gjithnjë ishte halë në sy nga regjimi serb.