Besa Famgas ‘mbret’ i titujve në Kosovë, 20 vite 25 trofe! - Bota Sot
Besa Famgas ‘mbret’ i titujve në Kosovë, 20 vite 25 trofe!

Hendboll

Besa Famgas ‘mbret’ i titujve në Kosovë, 20 vite 25 trofe!

Nga: K. G. Më: 28 qershor 2020 Në ora: 22:59
Besa Famgas ‘mbret’ i titujve në Kosovë, 20 vite 25 trofe!

Besa Famgas nga Peja sundon në hendbollin e Kosovës, pas titullit të kampionit, sonte fituan edhe Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Për 20 vite pasluftës, Besa është ‘mbret’ në Kosovë, 14 herë kampione dhe 11 herë fituese e Kupës, gjithsej 25 trofe.

“Sonte në pallatin e rinis dhe sporteve në Prishtinë në një ndeshje mjaft të fortë ku për kundërshtar patëm KH Prishtinën arritëm të kurorëzohemi edhe me Kupën e Republikës së Kosovës.

Kjo është arritur pas një pune të palodhshme nga ana e të gjithëve e duke veçuar punën dhe diciplinën e palodhshme të lojtarëve, stafit teknik dhe sponzorit tonë që çdo herë na qëndroj afër pa marrë parasysh vështirësitë ekonomike në kohë pandemie, gjithashtu falënderojmë të gjithë akterët që na ndihmuan dhe përkrahën për arritjen e këtyre sukseseve.

Historinë e shkruan vetëm qyteti i kampionëve”, thuhet nga KH Besa Famgas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat