Safete Rifati - lojtare e Gjeneratës së Republikës 

Hendboll

Safete Rifati - lojtare e Gjeneratës së Republikës 

Nga: K. Goca Më: 16 korrik 2020 Në ora: 19:18
Safete Rifati

Edhe gjinia femërore ka luajtur rol të madh në vitet e 90-ta, duke sakrifikuar për sport. 

Gjeneratës së Republikës i takon Safete Rifati.

Ajo ka qenë prej hendbollisteve më të mira në vitet e 90-ta. 

Rifati, me sportistet tjera,  nuk u ndalën asnjëherë por gjithnjë ishin në shërbim të sportit të Republikës. 

Përkundër kërcënimeve që vinin atëkohë nga regjimi serb, Safetja nuk u ndal por së bashku me shoqet e saja kontribuan në zhvillimin e ndeshjeve në kuadër të Kampionatit të Kosovës në hendboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat