Albana është e fokusuar që me Kosovën të arrijë suksese

Hendboll

Albana është e fokusuar që me Kosovën të arrijë suksese

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 14:53
Albana është e fokusuar që me Kosovën të arrijë suksese

Gati një vit më parë debutoi në Kombëtaren e Kosovës në gara zyrtare, duke realizuar plot tetë gola ndaj Sllovenisë. Luajti edhe ndaj Gjermanisë, ndërsa kur pritej shpërthimi saj, u ndërprenë aktivitetet për shkak të pandemisë.

Bëhet fjalë për Albana Arifin që sot feston ditëlindjen e 24-t.

Albana te Kosova sjellë përvojën e gjatë të fituar në Suedi. Ajo luan për kohë të gjatë në elitën suedeze.

Për të rejat e Suedisë ka luajtur 45 ndeshje ndërsa është paraqitur me shumë sukses në ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare.

Tani Albana është e fokusuar që me Kosovën të arrijë suksese. Përvoja e saj, cilësia e përkushtimi, janë shumë të vlefshme për Kombëtaren tonë.

Federata e Hendbollit e Kosovës çmon kontributin e Albanës. Atë e presim për ndeshjet që do t’i luajmë më vonë këtë vit.

Sot e urojmë për ditëlindje, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat