Dedaj i pandalshëm në Zvicër

Hendboll

Dedaj i pandalshëm në Zvicër

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:42
Dedaj i pandalshëm në Zvicër

I pandalshëm ishte kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj në ndeshjen e së shtunës në mes të Kreuzlingenit dhe Wadenswil/Horgen. Kreuzlingeni e fitoi këtë ndeshje të Ligës B të Zvicrës me rezultat 27:25. Ishte ndeshje e fortë që në fakt u vendos nga Dedaj.

Këtë e kanë pranuar edhe në klubin kundërshtar. Te Horgeni kanë thënë se lojtarët e këtij ekipi nuk ia kanë dalë të kontrollojnë kapitenin e Kosovës. Qendra Dedaj ka shënuar në pjesën e dytë gjashtë gola, kurse ka organizuar lojën në mënyrë të shkëlqyeshme.

Gjithsej i realizoi tetë gola prej 12 tentimeve. Realizoi po ashtu dy prej tri penalltive.

“Për fat të keq nuk kemi mundur të kontrollojmë qendrën e tyre në pjesën e dytë”, ka thënë kapiteni i Horgenit, Dani Gantner.

Kreuzlingeni ka shënuar fitoren e tretë në ndeshjen e tretë dhe po marshon drejt Superligës. Dedaj në tri ndeshje i ka realizuar 21 gola.

Te Kreuzlingeni janë edhe dy reprezentues të Kosovës, Drenit Tahirukaj e Haris Berisha. Tahirukaj realizoi një gol kurse Berisha kishte katër pritje. Por portieri Berisha nuk u aktivizua shumë për shkak se gjatë javës ishte me grip. Nuk ka stërvitur prej të hënës deri të enjten.

Të tre lojtarët tanë janë shumë të rëndësishëm te Kreuzlingeni, shkruan në faqen e FHK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat