Edhe gjyqtarët sportivë e kanë pasur barrën kryesore në vitet e 90-ta. Ata ishin sikur në front të luftës kundër agresorit serb.
Neki Morina i takon Gjeneratës së Republikës. Morina ka qenë ndër gjyqtarët më të mirë që ka pasur hendbolli dhe që ka dhënë kontribut të madh në vitet e 90-ta.
Ai si shumë gjyqtarë tjerë, me mençuri e kreu punën në fusha të vështira, me beton dhe të improvizuara.
Neki Morina nuk e ka lodhur kokën fortë edhe për kërcënimet që i vinin nga pushtuesi serb, por me zgjuarsi e guxim ka drejtuar ndeshjet në Kampionatin e Republikës së Kosovës.
Ai me një armatë sportistësh shqiptarë iu kundërvunë milicisë serbe në vitet e 90-ta. Morina sot ndihet krenar që i takon asaj periudhe sa të vështirë aq edhe të lavdishme dhe njëherit që e luftuan regjimin e Beogradit.
Morina njihet si nga gjyqtarët me të qetë dhe që sakrifikoi shumë në vitet kur në çdo sekondë jeta ka qenë në rrezik.