Albulena Basha lëndohet rëndë, disa muaj jashtë fushës!

Hendboll

Albulena Basha lëndohet rëndë, disa muaj jashtë fushës!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 19:22
Albulena Basha lëndohet rëndë, disa muaj jashtë fushës!

Hendbollistja e kampiones së Kosovës, Albulena Basha, është lënduar në këmbën e majtë dhe për disa muaj do të mbetet jashtë fushës.

Ajo u lëndua në ndeshjen e djeshme, në duel me Kastriotin dhe u detyrua në minutën e pestë të largohet.

Basha tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se lëndimi është mjaft i rëndë dhe shpreson që të paktën deri në

pranverë të aftësohet për t’u rikthyer në fushën e lojës.  

Në fakt, Basha është aloja e majtë më e mira në Kosovë në periudhën 1999-2019, që u zgjodh në anketën e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Basha ka kohë që paraqitet në petkun e ekipit ferizajas dhe është ndër më të mirat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat