Vushtrria nuk e harron sportistin që ra Dëshmorë i Lirisë

Hendboll

Vushtrria nuk e harron sportistin që ra Dëshmorë i Lirisë

Nga: K.Goca Më: 31 gusht 2017 Në ora: 12:31
Jeton Tërstena

Kryetari i klubit të hendbollit Vushtrria, Fatmir Gubetini, konfirmoi se do të organizohet turneu përkujtimor për nder të ish hendbollistit, dëshmorit të Lirisë, Jeton Tërstenës. “Të nderuar qytetarë, sportdashës, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtar të Jeton Tërstenës, Me 9 shtator do të mbahet turneu tradicional në hendboll për 19-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të parë në zonën operative të Shalës. 
Në turne do të marrin pjesë 4 ekipe: KH Vushtrria, KH Samadrexha, KH Trepça dhe KH Drita. 
Hapja do të bëhet në orën 10:30.Ndeshja e parë do të luhet në orën 11:00 mes KH Vushtrria dhe KH Samadrexha.
Ndeshja e dytë do të luhet në orën 13:00 mes KH Trepça dhe KH Drita. Ndërsa finalja do të mbahet prej orës 19:00. I ftojmë të gjithë vushtrriasit që ta ndjekin turnirin "Jeton Tërstena-Tota" e veçanërisht klubin e tifozëve "Forca" pjesë e së cilit ka qenë po ashtu edhe vet Jeton Tërstena si njëri nga themeluesit e tij”, ka thënë Gubetini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat