Muhaxheri: Polonia e fortë, mund ta befasojmë Portugalinë! - Bota Sot
Muhaxheri: Polonia e fortë, mund ta befasojmë Portugalinë!

Hendboll

E hënë, 22 tetor 2018

Muhaxheri: Polonia e fortë, mund ta befasojmë Portugalinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2018 Në ora: 19:16
Kombëtarja e Kosovës

Polonia, Portugalia dhe Qipro janë kundërshtarët e njohur për kombëtaren e Kosovës. Djelmoshat tanë synojnë të lënë përshtypje të mirë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2019 në hendboll (meshkujt). Kosova është në grupin e katërt dhe pretendon të dalin me rezultate sa më të mira, ndaj polakëve, portugezëve dhe qipriotëve.

Hendbollistët në orët e pasdites së sotme udhëtuan për në Portugali, ku për tri ditë rresht do t’i zhvillojnë tri ndeshje. Nesër në orën 18.15 do të ballafaqohen me Poloninë, e cila luhet në palestrën sportive Povoa do Varzim. Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, ka në formë të mirë hendbollistët dhe shpreson secili prej tyre të jap kontributin.

Siç merret vesh nga kampi i kombëtares së Kosovës, në ditën e fundit aloja e djathtë, Lindrit Fetahu, u lëndua dhe nuk udhëtoi. Ndërkaq, gjendja e hendbollistëve të tjerë është shumë e mirë. Trajneri i kombëtares tonë, Fatmir Muhaxheri, tha se e kanë të qartë për cilësitë e Polonisë. Ai ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se Polonia është shumë e fortë, por sipas tij mund ta befasojnë Portugalinë dhe synon fitore ndaj Qipros.

“Polonia është superfuqi botërore, por ne do të bëjmë të pamundurën. Polakëve iu është kthyer ish portieri, po ashtu kanë ndërrim gjenerate dhe e cila është mjaft korpulente. Gjatësia mesatare e tyre sillet 195-196 centimetra. Është takim mjaft i vështirë”, tha Muhaxheri. “E jona është të tregojmë se edhe ne dimë të luajmë. Polakët janë të rrezikshëm në bekun e majtë e...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test