Heshtja e Zherkës, e ka një plan kundër rivalit më të madh që ka? - Bota Sot
Heshtja e Zherkës, e ka një plan kundër rivalit më të madh që ka?

Hendboll

E martë, 16 tetor 2018

Heshtja e Zherkës, e ka një plan kundër rivalit më të madh që ka?

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:23
Verim Zherka

Ka një periudhë që ish hendbollisti i mirënjohur Verim Zherka, aktualisht kryetrajner i Prishtinës, që nuk bën zhurmë, është në heshtje totale dhe duket i kënaqur me rezultatet e arritura në pjesën vjeshtore në Superligën e Kosovës (meshkujt).

Heshtja e Zherkës ka dy kuptime: e para, shikon me kujdes rivalin më të madh Besa Famgasin se si do të lëviz gjatë këtij afatit kalimtar dhe t’i kundërpërgjigjet asaj. E dyta, e ka planin konkret se si mund t’i fitojë trofetë dhe ta rrëzojë skuadrën pejane nga froni, ngase ka kohë që sundon në hendbollin tonë. Besa ka 28 pikë apo 14 fitore rresht, dy pikë më shumë se Prishtina që renditet në pozitën e dytë me 26 pikë apo me 13 fitore e 1 humbje.

Kur Zherka hesht, gjithmonë sjellë ndonjë risi dhe është më kërcënues për skuadrat që luftojnë për kreun e renditjes. Mbetet të shihet kësaj here se cili do të jetë plani më konkret kundër Besës që drejtohet nga ish hendbollisti i mirënjohur Arben Muqolli. Zherka gjithmonë rrinë në heshtje apo në hije kur e ka ndërmend të bëj diçka, por në anën tjetër do ta gëzon Muqollin, sepse disa herë ankohet se nuk rival në ligë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test