Ekipet e Kosovës në ethet e shortit të Kupave Evropiane

Hendboll

Ekipet e Kosovës në ethet e shortit të Kupave Evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2018 Në ora: 19:10
Pamje nga një ndeshje

Pesë klubet e hendbollit të Kosovës janë në ethe të shortit për garat evropiane. Kampioni i ri i Kosovës Besa FamGas nga Peja garon në EHF Cup, pastaj Prishtina dhe Kastrioti i Ferizajt në Challenge Cup (meshkujt) dhe kampionia Shqiponja nga Gjakova në EHF Cup dhe fituesi i Kupës Istogu në Challenge Cup (femrat), skuadra që shpresojnë të kenë fat në short.

Shorti tërhiqet nesër në orën 11.00 në selinë e Federatës së Hendbollit Evropian në Vjenë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat