Journal de Salonique (1907)/Mit’hat Frashëri u emocionua shumë gjatë vizitës së shkollave për vajza të Aleancës Izraelite - Bota Sot
Journal de Salonique (1907)/Mit’hat Frashëri u emocionua shumë gjatë vizitës së shkollave për vajza të Aleancës Izraelite

Historia

Journal de Salonique (1907)/Mit’hat Frashëri u emocionua shumë gjatë vizitës së shkollave për vajza të Aleancës Izraelite

Aurenc Bebja, Francë Nga Aurenc Bebja, Francë Më 29 qershor 2019 Në ora: 09:15
Mit

“Journal de Salonique” ka botuar, të hënën e 4 shkurtit 1907, në ballinë, një shkrim në lidhje me vizitën e Mit’hat Frashërit në shkollat për vajza të Aleancës Izraelite, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Vizitë e shkollës

“I nderuari Mit’hat Bej, drejtor i Çështjeve Politike të vilajetit tonë, i shoqëruar nga z. Eduard Abravanel (Pronar – Farmacist i njohur), vizitoi të enjten shkollat e vajzave të Aleancës Izraelite dhe Sallën e Azilit.

Image

Vizitorët gjithashtu morën pjesë në drekën që Aleanca u mundëson nxënësve të varfër.

 Mit’hat Bej uroi ngrohtësisht drejtoreshat dhe mësimdhënësit e Shkollave të vajzave. Ai na siguroi se mori përshtypjen më të mirë të këtyre shkollave që po përparojnë në mënyrë të shkëlqyeshme. 

Shikimi i nxënësve të varfër që po drekonin në tryezën e shkollës e bënë atë të ndihej shumë i emocionuar.”

Shkrimi i plotë: Journal de Salonique (1907)/Mit’hat Frashëri u emocionua shumë gjatë vizitës së shkollave për vajza të Aleancës Izraelite

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...