Zbulohet një statujë e ngjashme me sfinksin

Historia

Zbulohet një statujë e ngjashme me sfinksin

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Arkeologët kanë zbuluar një statujë të ngjashme me sfinksin në provincën jugore të Egjiptit, Minia, njoftoi sot Ministria egjiptiane e Antikiteteve.

”Statuja e vogël gëlqerore u gjet në nekropolin Tuna al-Jabal dhe mbart tipare të bukura dhe të qarta të fytyrës”, theksoi një zyrtar i antikitetit.

Sfinksi është një krijesë mitologjikë me trup luani dhe kokë njeriu.

Në deklaratë thuhet se gërmimet po vazhdojnë për të zbuluar arsyen e pranisë së statujës në zonë.

Gjatë muajve të fundit Egjipti ka rritur kërkimin e objekteve të lashta në përpjekje për të ringjallur industrinë turistike, e goditur rëndë gjatë viteve të fundit, që është një burim kryesor i të ardhurave kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat