Flet ish-aviatori Niazi Nelaj: Beqir Balluku na tha të hanim mish nga ekonomia jonë ndihmëse

Historia

Flet ish-aviatori Niazi Nelaj: Beqir Balluku na tha të hanim mish nga ekonomia jonë ndihmëse

Nga: Albert Z. ZHOLI Më: 12 maj 2021 Në ora: 08:32
Niazi Nelaj

Ja dy detyrat e Enverit për pilotët e Kuçovës: Të mos pinë duhan, të martohen me vajzat e kombinatit

-Me urdhër të Ballukut nxorëm të gjithë paketat nga xhepat e i hodhëm tek kazanët e plehrave

-Pasi iku Beqir Balluku paqetat i mblodhi një shoky unë dhe I mbajti për vete

- Martesat me vajzat e kombinatit do të forconin lidhjen mes ushtrisë dhe klasës punëtore

-Heqja e gradave dhe ndryshimi i uniformave uli shmë prestigjin dhe moralin e aviatorëve

Ishte 24 Prilli i vitit 1966. Niaziu shërbente në Regjimentin “ Peza ” të Qytetit “Stalin “, në skuadrilen reaktive të Shkollës së Aviacionit. Skuadrilja e tyre ishte pajisur me aeroplanë një e dyvendësh të tipit “Mig-15” ku llogaritej si skuadrilje e tretë e regjimentit dhe kishte vartësi të dyfishtë.  Në stinën me lagështirë,  stërviteshim e jetoniom në Regjimentin “Peza “.  Kur terej fusha ranore e aviacionit,  në Poro,  shtegëtonim atje,  për të mësuar studentët për pilotë. Edhe në Qytetin “Stalin “,  si në të gjithë Ultësirën Perëndimore të vendit pranvera ishte ulur këmbëkryq.  Gjelbërimi ”mbretëronte “ kudo.  Ishte ditë feste!  Festohej përvjetori i formimit të Aviacionit Luftarak Shqiptar –  24 prilli. 

-Pse e veçon atë ditë? Çfarë të veçantash kishte?

Ishte një ditë plot aktivitete dhe ishte dita e armës sonë. Edhe ne,  fluturuesit,  atë ditë bëmë sikur punuam.  Dita ishte me diell,  temperaturat e ajrit u ngritën gradualisht.  Ishim grumbulluar në një kuadrat,  të ndërtuar enkas,  me disa dërrasa të forta,  në formë katrori me një vend për të hedhur mbeturinat,  në mes.  Kuadrati ku ishim ulur,  ndodhej pranë Uzinës  të sapo ngritur  ( hangarit ) dhe Çiftit Roja.  Në stolat e drurit,  të cilët ishin të kapur fortë pas drurëve mbajtës,  ishin ulur:  Vasil Andoni ( Ndjesë pastë );  Azbi Seranaj ( Ndjesë pastë );  Thanas Papa( ndjesë pastë );  Sokrat Prifti ( Ndjesë pastë );  Telo Dedi;  Lutfi Mishkeri ( Ndjesë pastë );  Harilla Rebi;  Qirjako Dhima;  Fazlli Begaj  (Ndjesë pastë );  Kapo Selmanaj;  Kostandin Sadikaj;  Zija Memi ( Ndjesë pastë );  Pandeli Lengu;  Hamza Koci;  Vangjel Llazari;  Perlat Lako;  Bahri Meshau ( Përmeti ); Allaman Isaku  (Ndjesë pastë );  Bashkim Agolli;  Petraq Koroveshi;  Petrika Kostani ( Ndjesë pastë );  Agim Vodopi;  etj. Po bënim qyfyre mes shokësh.  Barcaletat me të këndshme i rrëfente Bashkim Agolli ( nipçja ).  Ai kish dhe një mënyrë rrëfimi interesante. Si rrëfimtar me sens humori, nuk mbetej pas tij edhe Fazlli Bega ( ndjesë pastë ). Qetësinë,  na e prishi një makinë luksoze e zezë,  e tipit “Zim “ e përmasave më të mëdha se veturat e zakonshme,  “pa zhurmë “.  Makina rrëshqiti pa u ndierë mbi pllakat e betonit e u ndal pranë kuadratit. Një burrë i ngjallur,  me një kostum bojehiri, me flokë të rënë , përpara,   të cilit nuk i kopsiteshin kopsat e xhaketës,  hapi derën e prapme të makinës,  nga e cila doli një burrë „gjigand “, me kostum të zi, me një borsalinë të madhe,  ngjyrë  të errët në kokë. Ministri i Mbrojtjes ishte i veshur me petka civile.  E njohëm, sapo e pamë.  ishte Ministri i Mbrojtjes  –  Beqir Balluku.  Ai ishte dhe anëtar i Byrosë Politike e Zëvendëskryeministër.  Në sërën e ushtarakëve të lartë Ai ishte më i madhi shtetar.  Si me komandë,  u ngritëm në këmbë dhe nderuam ushtarakisht,  nga vendi,  siç ishim. Ministri na e ktheu përshëndetjen, me dorë e zuri vend mes nesh.  Ishin kohët kur sapo u shkëputëm nga tutela sovjetike e Traktatit të Varshavës e përqafuam tutelën kineze.  Në shkëmbim të përkrahjes që i bëmë Kinës të Mao Ce Dunit në përballjen me hrushovianët,  Ushtria Kineze na dha pajisje e armatime për fuqizimin e mbrojtjes të vendit, përfshi aeroplanë, anije lufte,tanke, artilieri  dhe pajisje e mjete të tjerë.

-Kjo ishte periudha e heqjes së gradave?

Po! Deri në fund të Pranverës të vitit 1966,  mbanim mbi supe grada e varnim dekorata në gjoks,  pas kësaj kohe,  gradat i hoqëm,  madje ndryshuam dhe uniformën.  Mendoj se me këto veprime tonat kishte lidhje ardhja e Ministrit të Mbrojtjes, në atë mbrëmje familjare ku ishte i ftuar, i veshur me petka civile; pa grada.  Ai zuri vend mes nesh dhe ia nisi një bisedë të shtruar,  me gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme tironce e na pruri tri porosi e na dha udhëzime me vlerë. Në nisje të fjalës së tij ishin të falat që na solli nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura- Enver Hoxha.  Mes të tjerave,  Ministri i Mbrojtjes na bëri me dije se Shoku Enver,  ju do shumë ju pilotëve,  por është i brengosur se e kanë informuar se piloted  pinë duhan.  Me porosi të Komandantit,  tha ai,  duhet të lini menjëherë duhanin;  sot. Pastaj dha urdhër të nxirrnim paketat nga xhepat e ti hidhnim aty,  në vendin ku hidhën plehrat,  në mes të kuadratit.  Vështruam njëri – tjetrin në sy,  na u duk çudi dhe zbatuam urdhrin e Ministrit.  Shembullin e dha,  i pari,  Qirjako Dhima e pas tij,  në të tjerët.  U grumbulluan rreth 20 paketa të markave të ndryshme.  Papritur,  Ministri nxorri nga xhepi një paketë të markës “ Partizani ”,  me kuti,  nga cigaret që pinin të udhëheqjes,  e ndezi në sytë tanë cigaren dhe e justifikoi veprimin me fjalët: “ Komandanti më ka lejuar të pi jo më tepër se 10 cigare në ditë,  se kemi halle të mëdha ne ”.  Mblodhëm supet e vështruam,  jo pa shpoti njëri – tjetrin.  Prej asaj dite,  Qirjakua dhe ndonjë tjetër, nuk e vunë cigaren në buzë.  Ky takim ishte një rast i mirë për ta braktisur mikun e demshëm edhe për mua.  Piloti nga Shkodra,  bonjaku Agim Vodopi,  mbasi u largua Ministri,  mblodhi të gjitha paketat që hodhëm në koshin e mbeturinave,  i numëroi e tha,  me humor të hollë shkodran: “Besoj se boll i kam nji kto,  për një muaj “!  Qeshëm me hokën e tij dhe  nuk e morëm inat për atë që bëri.

-Po porosia e dytë?

Porosia e dytë e Ministrit të Mbrojtjes,  ishte edhe më interesante.  Ishte koha kur po ndërtohej kombinati i tekstileve të Beratit,  me ndihmën e Qeverisë Kineze.  Derisa të niste nga  puna ky kombinat, një numër vajzash,  të rekrutuara nga disa rrethe të ndryshëm të  vendit,  instruktoheshin në profilet ku do të punonin.  Ato ishin kryesisht beqarë dhe banonin në konvikt.  Duke cekur këtë temë,  Ministri,  i cili e dinte se mjaft prej nesh ishin  beqarë,  orientoi: “Shkoni martohuni me vajzat e kombinatit që po ngrihet,  në mënyrë që të forcojmë lidhjen mes ushtrisë dhe klasës punëtore “!  Sërish u pamë sy në sy por asnjëri nuk foli.  Dikush vuri buzën në gaz,  jo pa shpoti;  kur përfundoi takimi, shoqërisht  ai na e shpjegoi situatën. Ministri,  me siguri kishte dhe axhendë tjetër,  të veçantë,  e cila u vrojtua e u diskutua në rrethe të veçanta ( atje ku duhej ). 

-Pra ishte koha e dnryshimeve të mëdAH?

Sigurisht, ishte kohë e ndryshimeve të shumta.  Në vendin tonë dhe në botë propagandohej me forcë e trumbetohej me të madhe  miqësia e pastër që po konsolidohej mes vendit tonë dhe Kinës së Madhe të Mao Ce Dunit.   Propaganda e kohës,  ngrinte në qiell dy “timonierët “ e vendeve tona,  Maon dhe Enverin,  të cilët cilësoheshin si “arkitektë “ të kësaj miqësie të paparë.  Kush e kush të paraqitej në këtë “garë “ më i devotshmi e më i  “flakti luftëtar “.  Priteshin të ndodhnin ngjarje të pangjara.  Gradualisht duhet të “shuhej “ nostalgjia që kishin ata që mbanin grada mbi supe.  Mirëpo shumë gradambajtës,  kishin luftuar,  për çlirimin e vendit dhe kishin bërë “një barrë me shkollë “,  kishin dhënë prova teorike e praktike për të fituar gradat që mbanin prandaj ishte e vështirë të bëhej  pa krijuar pakënaqësi apo kundërshti, në radhët e oficerëve.  Aksioni i dytë i madh ishte ai i shndërrimit të uniformës;  kalimi nga uniforma e bukur e oficerit,  në veçanti ajo e aviatorëve,  me lulushanet që u vareshin në uniformë.  Aksione të tjerë,  ishin dhe disa pajisje e armatime të reja;  Përpunimi i një strategjië tjetër për mbrojtjen dhe për luftën etj.  Ndoshta,  këto çështje do ti diskutonte Ministri në rrethe të caktuara.  Në të gjithë axhendën e Ministrit,  komanda e Regjimentit dhe kuadrot “kryesorë të njësisë “,  iu qepën pas e nuk iu ndanë Ministrit.  Disave ua donte puna dhe protokolli  të tjerë thjeshtë për të qenë servilë e të bindur ,  formalisht.

-Si festohej në atë system? Çarë bënin aviatorët dhe reparti ën tërësi?

Si në çdo festë,  ca më shumë në ditën e krijimit të Aviacionit Luftarak të vendit tonë gjallëria dhe përgatitja e njerëzve për të festuar i kapërcente kufijtë e një dite normale.  Për  të mbushur kohën,  komandat vartëse atë ditë organizuan disa veprimtari kulturore dhe sportive ku vendin kryesor e zinin garat mes skuadrileve dhe nënreparteve të tjera.  Interesante ishin takimet me rivalitet mes skuadriles të Sokrat Priftit dhe asaj ku bënte pjesë Kapo Selmanaj.  Të dy shokë;  të dy kundërshtarë në tifo;  të dy sërish shokë e miq të mirë,  pas takimit sportiv.  Ata,  vetë nuk luanin por bënin tifo;  në futboll,  pas portës e në volejboll apo në basketboll,  anës fushës.  Atë ditë zjente reparti dhe nga kënga.  Disa këngëtarë cilësorë si Minush Karalliu;  Salih Dibra;  Muhamet Farka;  Guri Panariti,  etj,  formonin një kor të fuqishëm,  dhe interpretonin muzikë të kohës.  Grupi lab,  nën kujdesin e të Madhit Babaçe Faiku e me pjesëmarrjen e lebërve të thekur për këngë,  ia çkulnin me vete,  në çdo vend që të ndodheshin.  Vizitat në repart,  demonstrimi i avionëve në vendqëndrim dhe rrëfimet e veteranëve,  ishin mbresëlënëse dhe bënin mjaft efekt pozitiv. Shqetësimi më i madh,  ishte organizimi i mbrëmjes familjare.  Për organizimin dhe zhvillimin me sukses të këtij eventi në Regjiment u krijua një komision me njerëz të profileve dhe specialiteteve të ndryshëm,  të cilët kishin shfaqur prirje dhe aftësi të mira organizative në festat paraardhëse.  Komandantin e Regjimentit,  kolonelin Fari Bubesi, i cili ishte njëri nga pilotët më të vjetër të aviacionit Shqiptar dhe një “ AS” i vërtetë,  nuk e nxinte vendi.  Ai kujdesej qe çdo gjë,  në festë të shkonte më së miri e sipas planifikimit.  Përkujdesje të veçantë,  Koloneli bënte për të ftuarit.  Këtë traditë të mirë,  të cilën e kishte futur vetë në axhendë,   Fariu,  gjatë kohës që drejtoi Regjimentin,  e ngriti më lart.  Me nismën vetjake të tij,  ai kishte ftuar personalitetet më të larta të partisë e të pushtetit,  jo vetëm në rrethin ku dislokohej Regjimenti,  por kudo që kishte njohje.  Atë ditë,  shqetësimi i tij ishte i shtuar dhe legjitim mbasi në mbrëmjen festive do të ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes. Ministri  duhet të largohej nga Regjimenti e nga Qyteti, me mendim të mirë. Në planin e komisionit të festës ishin parashikuar, në detaje, të gjithë elementet festive.  Mbetej kujdesi që duhej bërë për të zbatuar çdo gjë siç ishte parashikuar.  Një grup u kujdes për sallën.  Në qendër të saj, në pjesën ballore, ishte ngritur një si podium në të cilin ishte vendosur vetëm një tavolinë, tavolina ku do të darkonte,  veçan të tjerëve,  Ministri i Mbrojtjes  –  Beqir Balluku.   Në një tavolinë me vete, ishte parashikuar vendi ku do të qëndronte orkestra. Komisioni ishte kujdesur që muzikantët të ishin më të mirët e Qytetit “Stalin “ përfshi basin e rrallë, me kitarë,  Gaqo Terpini,  etj.  Ishin të ftuar dhe të tjerë.  Meqenëse Ministri i Mbrojtjes ishte nga Shqipëria e Mesme e i pëlqenin këngët e trevës së tij,  komisioni i festës,  ishte kujdesur që në orkestër të kishte instrumentistë, të cilët “ti qanin“ avazet tironse e të rrethinave.  Ishte i ftuar dhe një këngëtar popullor, i cili interpretonte këngët popullore të Shqipërisë të Mesme. Gjithë ai gëzim i motivuar, në atë buzëmbrëmje u shndërrua në një ankth të justifikuar. 

Pse?

Njerëzit mezi pritnin të vinte ora për çeljen e kësaj mbrëmje familjare.  Oficerët kishin ardhur me uniformën e bukur të aviacionit,  me aksesore te shumte,  me grada mbi supe e me stema e dinstiktive te shumte zbukurues.  Ata që mbanin dekorata lufte e shërbimi,  i kishin varur ato, në gjokset që u ndrinin.  Ushtarakët ishin të veshur me petkat më të mira,  me uniformën e paradës;  por kishte dhe të veshur civilë. Uniforma e pjesëmarrjes në festë ishte lënë në dëshirën e secilit.  Është e tepërt të shkruaj se të gjithë ishin të qethur e të rruar taze.  Më shumë se burrat,  ishin veshur e zbukuruar,  si për festë bashkëshortët e kuadrove,  ushtarakë dhe të punonjësve civilë. Ato ishin zbukuruar dhe për të qenë sa më në qendër të evenimentit.  Edhe kjo darkë familjare, si dhe festat e tjera të armës shërbeu si një konkurs “paradë mode“ mes damave. Në atë qytet të vogël provincial,  në ata vite,  rastet në të cilët,  bukuroshet e aviacionistëve  kishin mundësi të shpalosnin hiret e trupit dhe petkat ishin të pakta.  Ato ishin të përzgjedhura me sqimë e donin të “garonin “ me simotrat,  duke shpalosur “arsenalin “ e veshjeve që dergjeshin në dollape.  Shkëlqenin me hijeshinë e shtatit e me paraqitjen dinjitoze që u jepte uniforma e bukur disa kuadro,  mes të cilëve,  mund të përmend,  Sotiraq Sevon ( ndjesë pastë),  Nasi Themelin ( ndjesë pastë ),  Aranit Rexhepin ( ndjesë pastë ), Muhamet Farken (ndjesë pastë ), Hamza Koçin, etj.  Fari Bubesi,  si përgjegjës kryesor,  i cili e ndjente përgjegjësinë rendëte sa tek njëri nën komision,  tek tjetri.  Ai donte të kish në dorë të gjithë situatën.  Përgatitjet për darkë,  kishin përfunduar, rreth  gjysmë ore para nisjes të ceremonisë festive. Pesëmbëdhjetë minuta, para nisjes të ceremonisë u, hap dera e njerëzit hynë brenda në sallë.  Me madhështi e me nderime,  siç i përkisnin, u prit hyrja në sallë e Ministrit të Mbrojtjes,  të cilin e shoqëroi personalisht,  kolonel Fari Bubësi dhe bashkëshortja e tij. Ministri zuri vend në tavolinën qëndrore dhe u rehatua mbi një kolltuk, të sjellë posaçërisht. Kur në sallë hyri Ministri i Mbrojtjes, të pranishmit u çuan në këmbë, sikur ti komandonte ndonjë rreshtor i njohur, dhe duartrokitën e brohoritën,  për Partinë e Punës dhe për Enver Hoxhën, si dhe i uruan mirëseardhjen partiakut e shtetarit të lartë. 

-Kudo thoshon se Beqiri kishte qejf shumë mishin e qengjit. Po atë darkë çfarë ju server?

Mbi tavolinën qëndrore binte në sy një qengj, i pjekur me merak nga mjeshtrat e gatimit,  Llamba dhe Koli, të njohur për gatimet me shije që nxirrnin nga duart e tyre.  Mishi i qengjit ishte bio, i ngrohtë sa lëshonte avull, me një aromë të këndshme e cila mbushi sallën. Menyja për pjesëmarrësit e tjerë ishte thuajse e njëjtë.  Vendin kryesor e zinte mishi i qengjit i pjekur, i shoqëruar nga sallaturinat. Të ftuarit kishin diçka (gjysmë koke; bisht etj) që shquhej nga ne, të zotët e shtëpisë.   Nisi mbrëmja familjare, me muzikë, me dolli e me të ngrëna e me të pirë.  Siç ishte rregulli, në atë kohë, shëndeti i parë u ngrit për Partinë e Punës dhe për Udhëheqësin e Madh –  Enver Hoxhën. Pastaj mbrëmja u fut në rrjedhën e saj.  Nuk kaloi pa i bashkuar tavolinat, në rastet kur njerëzit, sipas dëshirës, njerëzit donin të këndonin këngë të trevave nga vinin.  Përgjithësisht, aviatorët kishin kryer shkolla ushtarake në Bashkimin Sovjetik dhe nostalgjia për popullin, kulturën dhe gjuhën ruse ishte akoma e freskët. Disi kuadro të cilët ishin të  rezervuar e me droje,  pas ecurisë të mbrëmjes, dhe kur ishin “ngrohur“ nga pirja e alkoolit, të cilin e kishin mësuar në vendin e sovjetëve,  në kor, kënduan dhe këngë ruse të preferuara si Zhazhda;  Kalinka,  Rjabina “Matros iz kometi”, “ Pad Moskovnije Vjecera”, “Katjusha”, etj, etj.  Kur zërat e njerëzve u ngrohën e qenja e tyre u bë me vitale, shpërtheu, në Gjuhën Ruse kënga e dashur e aviatorëve: „… Mi druzja pereljotnie ptici…Njerëzit, pas fjalës së rastit të cilën, nuk kujtoj kush e mbajti, mezi pritnin përshëndetjen e Ministrit të Mbrojtjes. Për habinë e të gjithëve,  Ministri thirri shefin e prapavijës,  të ndjerin Nebi Metaj,  dhe  me zë të lartë, e porositi:“ Pashë në aerodrom një tufë me dele,  mishi që po ha,  besoj se nga i tyre është? Nga ky mish t‘u jepni pilotëve“!  Kjo ishte porosia e tretë që na la Ministri i Mbrojtjes.  Pastaj foli për festën dhe për përparimet e aviacionit tonë, për vendin dhe rolin e Kinës të Madhe dhe të Kryetarit të saj Mao Ce Dunit, në jetën ndërkombëtare dhe, me në fund na dha sihariqin e madh se atë ditë ishte lëshuar në orbitë sateliti i parë kinez, i cili, duke u rrotulluar rreth globit, emetonte këngën: “Lindja është e kuqe“!  Të gjithë njerëzit u çuan në këmbë dhe brohoritën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat