Si iu besua Ministria e Brendshme Xhafer Devës! Nga sjellja e 500 trupave e deri te djali i Isa Boletinit, Pajaziti…

Historia

Si iu besua Ministria e Brendshme Xhafer Devës! Nga sjellja e 500 trupave e deri te djali i Isa Boletinit, Pajaziti…

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 11:15
Xhafer Deva

Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtua figura e Xhafer Deves.

Më 5 nëntor 1943, Ministria e Brendshme në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës iu besua Xhafer Devës. Për çdo të papritur Deva kish sjellë veç forcave të xhandarmarisë një regjiment kosovar prej 500 trupash të komanduar biri tjetër i Mitrovicës, djali i Isa Boletinit, Pajaziti.

Skena politike në Shqipëri në vitin 1943 ishte mjaft komplekse përbëhej prej 5 forcave politike.  Në Shqipërinë e Re si quheshin aso kohe Kosova, Sanxhaku i Novi Pazarit, Maqedonia Perëndimore, e Jugu i sotëm i Malit të Zi, dominonte 99% Lidhja e Dytë e Prizrenit një organizatë progjermane por jo naziste. Forcat tjera politike këtu ishin minore. Në Kosovë sipas Noel Malcolm kishte vetëm 20 komunistë, Në Maqedoni 3 komunistë, Në Sanxhak të Novi Pazarit 3. Në Prishtinë kishte 2 anëtar të Ballit Kombëtar dhe në Gjakovë një familje zogiste (familja Kryeziu).

Në Shqipërinë e Veriut dominonte Blloku Kombëtar Independent forcë kjo që bashkonte politikanët shqiptarë që kishin mbajtur pozita gjatë pushtimit Italian.  Në Shqipërinë e Mesme dominonin ithatrët e Mbretit Zog të tubuar në organizatën Legaliteti në krye me Abaz Kupin. Natyrisht kjo organizatë kishte orientim pro-anglo-amerikan.

Në Shqipërinë e Jugut zhvillimet politike ishin më komplekse. Aty dominonin dy forca politike: “Balli Kombëtar”, një organizatë me përbërje antizogistësh dhe liberalë, deri të majtë në bindje, natyrisht pro anglo amerikanë dhe Partia Komuniste që kishte orientim prosovjetik dhe që në fakt udhëhiqej nga serbët Milladin Popoviq me pseudonimin Aliu, Dushan Mugosha me pseudonimin Sali Murati e misionarë të tjerë nga PKJ.

Në gusht 1943 në Mallakastër, nisi konflikti  mes Komandantit nacionalist Kadri Cakrani dhe atij komunist Mehmet Shehu. Shaku ishin misionarët jugosllavë që lëviznin lirisht duke propaganduar se duhej bërë një luftë e udhëhequr nga Beogradi dhe konflikti madje për pak u kthye në një duel, ku nuk do të diheshin pasojat. Meqenëse se nacionalistët kishin  mbi 30 mijë trupa, komunistët numëronin dy brigada prej 600 trupash në zonën e Korçës, këta të fundit u arritën të bëjnë një marrëveshje të parët me gjermanët në qytetin e Beratit, duke lënë në hije trupat nacionaliste që në këtë kohë po goditnin gjermanët.

Në janar 1944 organizata nacionaliste u detyrua pas afro katër muaj humbje të mëdha nga grupet guerile komuniste, të zgjidhtë si komandant të përgjithshëm të forcave nacionaliste Kadri Cakranin me qendër në Berat, një filogjerman ky pasi kish mbaruar akademinë ushtarake në Vienë. Kjo bëri që bashkimi i mendimeve me Devën të ishte më kombëtari, ku përballë pothuaj të gjithë liberalëve nacionalistë, qoftë në qeveri, qoftë brenda organizatës. Në kujtimet e tij Kadri Cakrani sqaron idenë infantile që çonte këta krerë nacionalistë në këtë kohë lufte në veprime kondraverse me luftën, interesin e atdheut dhe të atij mbarëkombëtar;  “Deva kaq herë më ankohej se një herë vjen Lef Nosi dhe thotë se i kishin arrestuar mbesën. –Gabimisht, apo si i kish thënë Deva duke parë letrat dhe informatat. –Kjo qënka kapur me trakte zotni, i ishte kthyer me inat Lef Nosit ai. –Si do që është kapur, e kam çupën e motrës, dhe tëndin nuk ta ndërron njeri, kishte këmbëngulur Nosi. Pastaj, që të mbetej nervoz ditë të tëra vinte Mit’hat Beu, edhe ky ndërhynte për ndonjë djalë miku të tij, pas tij dhe një tjetër, dhe Devës nuk po i dukeshin më as si shqiptarë këta, patriotë jo e jo! (Kadri Cakrani “Të vërtetat e luftës sime” Tiranë, 2020, fq.389)

Mehmet Shehu, si kreu i forcave partizane komuniste, survejonte komandantin nacionalist nëpërmjet njerëzve të tij në Fier dhe Berat dhe gjatë një udhëtimi për tek krerët nacionalistë, atentatorët që e ndiqnin më 3 shkurt 1944 godasin makinën e komandant Cakranit, por ai duke mos u ndodhur brenda vritet nipi i tij. Xhandarët në detyrë  i neutralizuan vrasësit duke vrarë 4 prej tyre. (po aty fq.385). Komunistët pas kësaj godasin makinën e Devës duke i vrarë djalin e dajës së tij Fahri Solidin.

“Ministri u kthye duke vajtur në zyrë, kur të gjithë në sallon nuk po kuptonin se ç’po ndodhte dhe çdo të bëhej. Nga një dosje më nxori disa letra me emra dhe adresa të shtypura dhe vazhdoi. -Unë si Ministër jam kategorikisht kundër përzierjes së forcave të Ballit, që është një Organizatë dhe nuk ka lidhje me Qeverinë. Ja ku i kam emrat. Nesër i ke të gjithë pas hekurave!” (po aty fq.387).

E dija që Xhaferr Deva ishte fuqi plotë në veprimet e tij dhe urdhëroi bataljonet Kosovare të qëllonin pa paralajmërim, sa të fillonte kopri fuoko (ora policore). Ata që kishin dalë natën në copri fuoco ishin goditur në vënd, si shkelës të saj, të kuq apo jo! Nuk doli siç pritej Operacioni se me që u lajmëruan dhe me radio e të gjitha, kishin ikur gjatë ditës terroristët e kuq dhe bataljoni “Kosova” nuk gjeti-gjithë atë natë ku u vranë nja 7 a 8 vetë nëpër rrugë. Edhe ata që erdhën për  në datën 3 të katërt u vranë në moment!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat