Si u zëvendësuan pas vitit 2008 kartëmonedhat shqiptare të emetuara në fillimvitet ‘90

Historia

Si u zëvendësuan pas vitit 2008 kartëmonedhat shqiptare të emetuara në fillimvitet ‘90

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 22:24
Parate

Pas viteve ’90, kartëmonedhat shqiptare i janë nënshtruar ndryshimeve disa herë. Mëposhtë janë disa prej kartëmonedhave të emetuara pas ndryshimit të sistemit politik e ekonomik, që në simbolikë nuk reflektojnë më elementet e periudhës së komunizmit.

Këto kartëmonedha të emetuara në vitet e para pas ndryshimit të sistemit, kanë qenë të vlefshme deri në vitet 2008-2009-2010 kur janë zëvëndësuar nga kartëmonedhat e tjera që janë aktualisht në përdorim.

Mëposhtë janë kartëmonedhat pa kurs ligjor, sëbashku me informacionin e shpjegues të Bankës së Shqipërisë lidhur me kohën e emetimit e simbolikën që përfaqësojnë.

-Prerja 100 Lekë

Image

-Prerja 200 Lekë

Image

Është shtypur për herë të parë në vitin 1993 në Shtypshkronjën e Bankës së Shqipërisë. Ka dy variante të kësaj kartëmonedhe të cilat ndryshojnë midis tyre nga viti i shtypur në të, 1993 dhe 1994 dhe janë hedhur në qarkullim në datën 25.04.1994.

E njëjta prerje është riprintuar në vitin 1996 nga një kompani në Suedi,  me elemente sigurie të përmirësuara, por ndryshon viti në kartëmonedhë. Është hedhur në qarkullim në datën 08.05.1997.

Pamja e përparme: Është vendosur një portret shoqëruar me vlerë në të djathtë.

Pamja e prapme: Peizazh malor në qendër të të cilit është vendosur një shqiponjë. Në të djathtë është vendosur vlera e kartëmonedhës.

Prerja 100 lekë ka pasur kurs ligjor deri më 31 dhjetor 2008. Prej datës 1 janar 2009 nuk është përdorur më si mjet pagese. Grumbullohet kundrejt shkëmbimit me 100 % të vlerës pranë sporteleve të sistemit bankar.

Kjo kartëmonedhë është hedhur në qarkullim në vitin 1997.

Pamja e përparme: Portreti i Fan S. Nolit (1882-1965) politikan, shkrimtar dhe figurë e shquar e Lëvizjes Kombëtare. Gjithashtu, është edhe një pishtar i ndezur.

Pamja e prapme: Pamje nga ndërtesa e Parlamentit të parë Shqiptar (sot godina e Akademisë së Shkencave), stema e Federatës Shqiptare “Vatra” si dhe emblema e gazetës “Dielli” drejtuar nga Fan S. Noli.

Kjo kartëmonedhë ka patur kurs ligjor deri më 31 dhjetor 2008.

Prej datës 1 janar 2009 nuk është përdorur më si mjet pagese dhe është zëvëndësuar nga monedha metalike. Grumbullohet kundrejt shkëmbimit me 100 % të vlerës pranë sporteleve të sistemit bankar.

Kjo kartëmonedhë është emetim i vitit 1992.

Pamja e përparme: Në të majtë, portreti i Ismail Qemalit, shoqëruar me vlerën në qendër.

Pamja e prapme: Në qendër ka një shqiponjë në mes të së cilës duket një pjesë e ndërtesës ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Është shtypur për herë të parë në vitin 1992 në Kinë. Në këto kartëmonedha janë vendosur firmat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe të Drejtorit të Departamentit të Emisionit.

E njëjta prerje është rishtypur në vitin 1994, me të njëjtat elemente sigurie, por ndryshojnë viti dhe firmat në kartëmonedhë, hedhur në qarkullim në datën 02.06.1994.  Është riprintuar në vitin 1996 në Suedi me elemente sigurie të përmirësuara, është hedhur në qarkullim në datën 11.07.1997.

Kjo kartëmonedhë ka pasur kurs ligjor deri më 31 dhjetor 2008.

Prej datës 1 janar 2009 nuk është përdorur më si mjet pagese. Grumbullohet kundrejt shkëmbimit me 100 % të vlerës pranë sporteleve të sistemit bankar.

-Prerja 500 lekë

Image

Kartëmonedha 500 Lekë, emision i vitit 1992, është  shtypur për herë të parë në Kinë  në 1992 dhe është hedhur në qarkullim po këtë vit. Në të u vendosën firmat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe të Drejtorit të Departamentit të Emisionit. Kjo prerje u rishtyp në vitin 1994, me të njëjtat elemente sigurie, por me vit dhe firma të ndryshuara, dhe u hodh në qarkullim në 2 qershor 1994.  Kartëmonedha është rishtypur në vitin 1996, me elemente sigurie të përmirësuara dhe me vit emetimi të ndryshuar, dhe u hodh në qarkullim në 11 korrik 1997.

Ajo ka të vendosur në anën e përparme portretin e Naim Frashërit (1846-1900), një nga shkrimtarët e shquar të periudhës së Rilindjes Kombëtare.

Në anën e prapme, ka në qendër një qiri rrotull të cili shkruhen disa vargje të Naimit. Në të majtë ka një libër të hapur, në fletët e të cilit është vizatuar një peisazh. Në të djathtë ka të shënuar vlerën e kartëmonedhës.

Kartëmonedha 500 lekë, emetim i vitit 1992, është jashtë qakullimit.  Ka patur kurs ligjor deri më 30 qershor 2010.  Prej datës 1 korrik 2010 nuk është përdorur më si mjet pagese. Grumbullohet kundrejt shkëmbimit me 100 % të vlerës pranë sporteleve të sistemit bankar.

Prerja 500 Lekë, emetim i vitit 1991 është shtypur në Shtypshkronjën e Bankës së Shqipërisë. Në këtë kartëmonedhë është vendosur për herë të parë filli i sigurisë.

Ana e përparme tregon një grua me një luledielli pranë, vlerën të spostuar në të djathtë, të kombinuar me një ornametikë.

Pamja e prapme tregon një pejzazh malor të Shqipërisë.

Kjo kartëmonedhë është rishtypur në vitin 1996 me të njëjtat karakteristika si kartëmonedha e mëparshme, por ka firmat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe të Drejtorit të Departamentit të Emisionit dhe Administrimit të Parasë.

Kartëmonedha me vit emetimi 1996 është hedhur në qarkullim në vitin 1998. Të dyja prerjet janë aktualisht jashtë qarkullimit.

Ka patur kurs ligjor deri më 30 qershor 2010.  Prej datës 1 korrik 2010 nuk është përdorur më si mjet pagese. Grumbullohet kundrejt shkëmbimit me 100 % të vlerës pranë sporteleve të sistemit bankar.

Emetim i viteve 1992, 1994, 1995, 1996

Kjo kartëmonedhë është hedhur në qarkullim me 01 tetor 1992.

Pamja e përparme: Portreti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, dhe në qendër  vlera e kartëmonedhës të shoqëruar me ornametikë.

Pamja e prapme: Në qendër emblema e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, majtas Kalaja e Krujës dhe djathtas vlera e kartëmonedhës.

Ka patur kurs ligjor deri më 31 mars 2011. Prej datës 1 prill 2011 nuk është përdorur më si mjet pagese.

Grumbullohet kundrejt shkëmbimit me 100 % të vlerës pranë sporteleve të sistemit bankar. /

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat