Le Petit Journal (1911): Janica Martinaj, kryengritësja 22 vjeçare, është Zhanë d’Ark–a shqiptare

Historia

Le Petit Journal (1911): Janica Martinaj, kryengritësja 22 vjeçare, është Zhanë d’Ark–a shqiptare

Nga: Aurenc Bebja Më: 29 prill 2018 Në ora: 10:58
Janica Martinaj, Zhanë D’Ark–a shqiptare

Le Petit Journal (Supplément Illustré) ka botuar, të dielën e 28 majit 1911, në ballinë, gravurën e shqiptares Janica Martinaj, kryengritëses 22 vjeçare, të cilën gazeta franceze nuk ka nguruar ta krahasojë asokohe më Zhanë d’Ark-ën.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, shpjegimin e kësaj gravure :

 “Shpjegimet e gravurave tona.

Janica Martinaj, Zhanë D’Ark–a shqiptare

Një luftëtare e sapo zbuluar në kryengritjen shqiptare.

Image

Janica (Zhanë) Martinaj është vajza e një bajraktari. Pas vdekjes se babait të saj, gjatë një përleshje, djali më i rritur u thirr për ta zëvendësuar. Por trashëgimtari i fisnikut shqiptar ishte vetëm tetë vjeç. Çfarë duhej bërë atëherë ?

– Më ndiqni ! bërtiti Janica, pasi kishte mbledhur ushtarët e babait të saj – unë do t'ju çoj drejt fitores.

Dhe Zhanë d’Ark-a shqiptare, 22 vjeçare, vërshoi drejt armikut.

Janica është shtatlartë dhe e fortë. Bukuria e saj magjeps kryengritësit. E armatosur me një pushkë të vjetër, të praruar me argjend dhe fildish, ajo drejton operacionet me një guxim të rrallë.

Dhe, këto ditët e fundit, e pamë atë, në krye të kryengritësve që ajo udhëqeh, të sulmojë fortifikimet osmane dhe të detyrojë arratisjen e  ushtarëve të sulltanit.”

Image

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-journal-1911-janica-martinaj-kryengritesja-22-vjecare-eshte-zhane-d-ark-a-shqiptare/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat