Plani Millosheviqian për kufijtë po ringjallet nga Thaçi e Vuçiq - Bota Sot
Plani Millosheviqian për kufijtë po ringjallet nga Thaçi e Vuçiq

Intervista

Plani Millosheviqian për kufijtë po ringjallet nga Thaçi e Vuçiq

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 shkurt 2019 Në ora: 22:06
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Në një intervistë ekskluzive për gazetën  “Bota sot” , diplomati dhe studiuesi Shaban Murati, ka thënë se, i ashtuquajturi korrigjim i kufijve është një alibi për të fshehur lëshimet strategjike, që i janë bërë dhe planifikohet t’i bëhen Serbisë.  Sipas tij, ironia është se Serbia ka 20 vjet, që në kohën e Millosheviçit e deri tek koha e Vuçiçit, që ka paraqitur rregullisht propozime për ndryshime kufijsh dhe shkëmbime territoresh. Profesor Murati, gjatë kësaj interviste ka dhënë analizën e tij edhe për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe çështje të tjera që ndërlidhen me situatën politike në Kosovë e Shqipëri. 

“Bota sot”: I nderuar, si e vlerësoni gjendjen aktuale politike e shoqërore në Kosovë dhe Shqipëri?

Shaban Murati: Gjendjen aktuale në Kosovë dhe në Shqipëri do ta karakterizoja si një tranzicion i pazakontë politik e shoqëror, që nuk po gjen dot veten të futet në shinat normale të një shteti normal demokratik dhe juridik. Kjo vjen nga dy shkaqe. Së pari nga klasat tona politike, që janë të interesuar ta mbajnë shtetin në këtë gjendje të përhershme pa stabilizimi, sepse nuk kanë objektiv të ndërtojnë institucione, por kulte individësh dhe llogari bankare. Së dyti, vjen nga një  presion dhe ndërhyrje e shteteve antishqiptare dhe lobeve të tyre në Prishtinë dhe në Tiranë, strategjia e të cilëve është të kenë përballë një komb të dobët shqiptar dhe ta pengojnë të bëhet faktor i rëndësishëm në rajon.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...