Camaj: Me fitoren e ‘’Forumit Shqiptar’’ për Malësinë hapen shtigje të reja të bashkëpunimit ndër-shqiptarë - Bota Sot
Camaj: Me fitoren e ‘’Forumit Shqiptar’’ për Malësinë hapen shtigje të reja të bashkëpunimit ndër-shqiptarë

Intervista

Camaj: Me fitoren e ‘’Forumit Shqiptar’’ për Malësinë hapen shtigje të reja të bashkëpunimit ndër-shqiptarë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:06
Nikollë Camaj

Edhe në këtë intervistë, të radhës me liderët shqiptar të koalicionit ‘’ Forumi Shqiptar’’, me z. Nikollë Camaj, që njëheri është edhe kryetar i LDSH-së,theksohet rendësia e madhe që kan për shqiptarët zgjedhjet lokale të 3 Marsit në komunën e Tuzit. Kreu i demokratëve në Malësi, z.Camaj enkas për lexuesit e gazetës ‘’Bota Sot’’ shprehë opinionin dhe vlersimin e tij për procesin zgjedhor që pritet të zhvillohet me 3 Mars, e që jo pa të drejtë konsiderohet jo vetëm historik, por edhe vendimtar për vazhdimësinë shqiptare të kësaj pjesë të trungut arbëror.z.Camaj po ashtu shprehë optimizmin e tij se koalicioni ‘’Forumi Shqiptar’’ i përbër nga subjekti të cilin ai e drejton LDSH, së bashku edhe me dy subjektet e tjera politike shqiptare ASH dhe UDSH, do të dalin fitues me 3 Mars për të qeverisur me Komunën e Tuzit për katër vitete e ardhëshme.

-z.Camaj,  ka mbetur dicka me pak se një jave deri të data 3 mars, kur malësorët do ti dtrejtohen kutive të votimit për zgjedhjet lokale për Komunën e Tuzit. fillimisht do të doja një vlersim tuajin për ecurinë e fushatës parazgjedhore?

Camaj: Në sipërfaqe kemi një fushatë kurrë më të qetë, çka do të thotë se deri më tani po kalon pa fërkime midis akterëve politik. Mirëpo, në anën tjetër, po zhvillohet një fushatë latente e dirigjuar mirë nga qendra e partisë së Millo Gjukanoviq, duke mos kursyer mikro-investime dhe premtime joshëse, por edhe duke provuar që të prekin në harmoninë e arritur midis shqiptarëve. Këto janë armët më të forta që u kanë mbetur, por malësorët tashmë janë vetëdijesuar dhe vështirë se do tu japë rezultat parulla e tyre e njohur “përçaj e sundo”. Po ashtu edhe tentativa e tyre me arnime rrugësh zor se do të japë rezultat kur dihet se që nga viti 2010, qëkur e kanë pushtetin në Tuz, nuk kanë filluar, e jo më përfunduar ndonjë projekt.

-Përpos asaj që dolët  si koalicion i bashkuar i partive shqiptare para shqiptarëve në Malësi, me cfar tjetër jeni prezantuar para votuesit malësorë për ta fituar besimin e tij?

Camaj: Bashkimi i shqiptarëve në një listë të përbashkët është arritje e madhe. Shumë analistë po e vlerëson si një Besëlidhje të re. Natyrisht se edhe për këtë duhet një angazhim, por me këtë marrëveshje partitë politike dhe liderët e tyre vetëm përmbushën një akt moral dhe kombëtarë dhe shpresojmë se ne këtë frymë do të reflektojë edhe votuesi malësorë. Marrëveshja pra është vetëm një fillim i mbarë dhe jemi të vetëdijshëm se na presin shumë punë. Ata çka na pret e kemi prezantuar edhe në programin parazgjedhor të cilin ua kemi shpërndarë derë për derë banorëve te Malësisë. Ky program përmban kornizat zhvillimore të Malësisë për mandatin e ardhshëm. Administrata e re fillimisht do të ballafaqohet me të gjitha ato projekte-mashtrime që i ka bërë partia në pushtet dhe që presin dorën e njerëzve që dinë dhe që duan Malësinë, presin dorën e njerëzve që njohin çdo pëllëmbë të Malësisë, e jo të atyre që mendojnë se krejt Malësia është në trekëndëshin e qendrës së Tuzit.

-Natyrisht se gjatë fushatës bëhet edhe një lloj vlersimi i punës së pushteti të kaluar. Ju lutem na e jepni një vlersim rreth të arriturave apo dështimeve të pushteti të kualuar, pra të partisë DPS-it?

Camaj: Kur analizohet e kaluara e pushtetit aktual mund të flitet vetëm për dështime, pasi që, siç e ceka edhe më parë, ata nuk mund të dalin para votuesit me asnjë projekt të realizuar edhe pse shumë nga ato ishin në agjendat e tyre parazgjedhore. Të numërojmë këtu palestrën sportive, tregun e gjelbër, unazën, e le ma përkujdesjen për pronat tona publike, të uzurpuara në të katër anët e Malësisë. E mirë rreth këtij pushteti është vetëm fakti se nga dita e hënë ata do të jenë në opozitë.

-Cfarë do t’i sjellë  Malësisë fitorja e Forumit Shqiptar në zgjedhjet e 3 Marsit?

Camaj: Me fitoren e forumit, Malësia siguron përjetësinë, për të qenë Malësi ashtu siç i ka hije një regjioni që quhet Malësi e Madhe, jo për territor por për vepra, Malësi që me plot meritë mban titullin Nderi i Kombit. Këtë Malësi mund ta ruajnë vetëm ata që e duan dhe që ndihen borxh ndaj atyre që na lanë në dorë dhe ndaj atyre që do të vijnë. Me fitoren e Forumit për Malësinë hapen shtigje të reja të bashkëpunimit ndër-shqiptarë, por gjithsesi krijohen edhe mundësi të reja zhvillimi. Me Forumin Shqiptarë nuk humb askush, se ne jemi Malësia ashtu siç është.

-Jeni optimist për fitoren e Forumit Shqiptar...

Camaj: Natyrisht dhe ky optimizim shihet te cdo malësor

z. Camaj, cili është mesazhi i juaj drejtuar shqiptarëve në Malësi, në mërgatë me theks të vecant në SHBA ?

Camaj: Mesazhi i bashkimit ka trokitur në çdo derë shqiptare dhe Malësisë po i vjen një përkrahje prej shqiptarëve kudo që janë. Duhet veçuar këtu përkrahja që vjen nga Diaspora jonë e cila çdo herë reagoi si duhet sa herë kishte nevojë vendlindja apo populli shqiptarë kudo që është. Ata sot kanë ardhur me qindra për të votuar për ardhmërinë e Malësisë dhe vazhdojnë së ardhuri. E gjithë kjo përforcon optimizmin tim se fitorja e Forumit nuk mund të bihet në pyetje. Këtu ka vetëm dy zgjidhje; të votosh për ata që duan Malësinë ose për ata që e mohojnë atë. A duhet të ketë ndonjë dilemë këtu? Unë them se jo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...