Gashi: Qytetarët e Obiliqit ndihen të neglizhuar karshi punësimeve në KEK - Bota Sot
Gashi: Qytetarët e Obiliqit ndihen të neglizhuar karshi punësimeve në KEK

Intervista

Gashi: Qytetarët e Obiliqit ndihen të neglizhuar karshi punësimeve në KEK

Nga: Zejnepe Bekteshi Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:59
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur për seancën e jashtëzakonshme që ka mbajtur Kuvendi Komunal i Obiliqit, lidhur me implementimin e ligjit për Obiliqin dhe vendimin e Qeverisë për punësimin e banorëve të asaj ane në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas tij, Komuna e Obiliqit ka paditur Korporatën Energjetike të Kosovës, Gashi ka thënë se nuk do të ndalet së kërkuari këtë të drejtë , nga të gjitha linjat që ligji obligon. Po ashtu, ai ka potencuar se zgjidhja e problemit të kësaj komune është implementimi i Ligjit cili së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), e obligojnë Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) në shumë çështje të investoi në teknologjinë e kohës me standarde evropiane, pastaj të pajiset me Lejet Mjedisore nga kjo ministri.

Gashi thotë se, prioritet në këtë komunë janë të shumta, ai ka cekur disa më të afërta, të cilat janë plani i Zhvillimor, Zona Industriale, gjelbërimi i qytetit, sipas tij, Obiliqi tashmë është më ndryshe, shtuar këtu investimet infrastrukturore rrugore, arsimore, shëndetësore dhe atyre kulturore e sportive. Ai ka folur edhe për projektet që janë premtuar, e ka cekur se të gjitha ato janë realizuar dhe se e kanë tejkaluar atë që kanë premtuar gjatë këtij mandati.

Gjithashtu, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka folur edhe për neglizhencën e banorëve të asaj ane sa i përket punësimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës, ai ka potencuar se reagimet dhe pakënaqësitë e kësaj komune në kohët e fundit ndaj mos respektimit të Ligjit që është vendim i Qeverisë Haradinaj, i ka bërë që banorët e asaj ane të ndjehen të neglizhuar karshi punësimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Gashi ka folur edhe për raportet opozitare në këtë komunë, ku është shprehur se janë të mira dhe prioritet janë në të mirë të qytetarit kanë bërë që zëri i tyre në kuvend të gjejmë mirëkuptim, ngase, siç thotë ai, Qeveria e tij, sillet në moton “Bashkë Drejt Sukseseve”, “Ne Flasim Me Punë” dhe “Ndryshimi po vjen”.

Bota sot: Cilat janë prioritetet më të afërta të komunës së Obiliqit?

Zbatimi i Ligjit për Obiliqin, Kogjenerimi, Plani Zhvillimor, Zona industriale, Laboratori Mobil, Gjelbërimi dhe Parqet në të gjithë teritorin, sheshi i qytetit, fushat sportive, shtëpia e kulturës, rrënimi i objekteve të vjetra e shumë të tjera zhvillime.

Bota sot: Cilët janë hapat konkret për një Obiliq ndryshe?

Krejt këto të cekura më lartë janë rrjedhojë e një Obiliqi më ndryshe, shtuar këtu investimet infrastrukturore rrugor, arsimore, shëndetësore dhe atyre kulturore e sportive.

Bota sot: Projektet e premtuara në këtë komunë, a janë realizuar?

Nga projektet e premtuar janë realizuar të gjitha dhe është tejkaluar premtimi, pra janë bërë planifikime dhe realizime ashtu siç ka pasur nevojë Obiliqi dhe qytetari i tij.

Bota sot: Pasi që e keni paditur KEK-un, çka pritet në vazhdimësi?

Do të vazhdojmë të gjitha procedurat ligjore deri në respektimin dhe implementimin e Ligjit për Obiliqin, nga të gjitha linjat që Ligji i Obligon.

Bota sot: Keni kërkuar pezullimin e konkursit të fundit në KEK, a mendoni se është e realizueshme kjo?

Ne e mendojmë dhe bazuar në të drejtat që derivojnë nga Ligji dhe Vendimet e Qeverisë, që kjo do të respektohet.

Bota sot: Cila është zgjidhja për mbrojtjen e mjedisit që po dëmtohet nga veprimet e KEK-ut ?

Patjetër që implementimi i Ligjit i cili së bashku me MMPH e obligon KEK-un në shumë çështje të investoi në teknologjinë e kohës me standarde evropiane, pastaj të pajiset me Lejet Mjedisore nga MMPH pasi të ketë plotësuar kushtet e cekura me Ligjet në fuqi, si dhe investimet që Kek duhet të bëjë në komunitetin ku operon e me theks të veçantë në fushën e mjedisit.

Bota sot: A janë të neglizhuar banorët e Obiliqit për punësime në Korporatën Energjetike të Kosovës?

Vet reagimet dhe pakënaqësitë tona të koheve të fundit ndaj mos respektimit të Ligjit e në këtë rast edhe të vendimit të kryeministrit Haradinaj, tregon që mos respektimi i tyre ka bërë që qytetari i Obiliqit të ndihet i neglizhuar karshi punësimeve në KEK.

Bota sot: Cilat janë sfidat tjera që po përballeni gjatë këtij mandati qeverisës?

Sfidë kryesore mbetet implementimi i Ligjit sepse të mirat nga realizimi i tij lehtësojnë jetën e qytetarit.

Bota sot: Si i keni raportet me asamblistët e kësaj komune, nga subjektet tjera politike?

Qëndrojmë shumë mirë, bazuar në arsyeshmërinë dhe prioritetet në të mirë të qytetarit kanë bërë që zëri i tyre në kuvend të gjejmë mirëkuptim. E gjitha që qeveria ime po bënë sillet në motot: “Bashkë Drejt Sukseseve”, “Ne Flasim Me Punë” dhe “Ndryshimi po vjen”, të cilat po i dëshmojmë për çdo ditë, tani e pesë vite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...