Flet Gani Geci: S’kam preferenca për kryetar të LDK-së, qeverisja me PDK-në aventurë e rrezikshme

Intervista

Flet Gani Geci: S’kam preferenca për kryetar të LDK-së, qeverisja me PDK-në aventurë e rrezikshme

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 11:17
Gani Geci

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, thotë se nuk ka asnjë preferencë për atë se kush duhet të jetë kryetari i ri i partisë. Në një intervistë për Express, Geci thotë se do ta pranojë si kryetar cilindo që e merr shumicën e votave në kuvendin zgjedhor, më 3 gusht.

Për një koalicion të mundshëm paszgjedhor me PDK-në, Geci thotë se LDK-ja e ka pësuar një herë, mirëpo, sipas tij, u mbetet strukturave të partisë që të vendosin për një gjë të tillë. Ai thotë se pas zgjedhjeve luhen politika të ndryshme dhe, sipas tij, loja për pushtet “i bën bashkë dreqin e të birin”. Përveç këtyre, Geci ka treguar se a do të jetë i pranishëm në kuvendin e 3 gushtit, ka folur për dorëheqjen e Haradinajt e për frikën e PDK-së nga zgjedhjet e reja.

Si po i shini këto sekretet e LDK’së,  askush nuk e din se kush do të garoj për kryetar?

Gani Geci: Ajo faktikisht me statut të LDK’së , është e rregulluar që kushdo që ka pretendime të bëhet kryetar i LDK’së, mund e shpall në Kuvendin Zgjedhor kandidaturën. Ata e kanë status që kush i bën 50 +1 për qind të votave e merr mbështetjen për kandidat. Dhe nëse nuk ndryshon diçka Kuvendi në statut kështu do të shkoj.

Sa i përket kryetarit aktual z. Mustafa.  A mendon se ai duhet të vazhdojë edhe për një mandat për ta ruajtur unitetin , apo mendoni që kryesia duhet ta bind atë që të mos kandidojë?

Gani Geci: Unë nuk e di pse ka nevojë me e bind dikush dikë për mos me kandidu. S’ka nevojë kurrkush me bind kërkon mos me kandidu. Kushdo që i merr votat e Kuvendit do të jetë kryetar i ardhshëm. Nuk ka  më LDK’ja probleme çfarë ka pasur në të kaluarën. Sepse ato probleme në të kaluarën kanë qenë probleme eliminative. Kushdo që ka humb e kanë pas me eleminu, me e heq prej LDK.  Nuk ka më probleme të atilla. Sepse të gjithë e din që kushdo që largohet prej LDK’së s’ka më perspektivë politike.

A mendoni që Isa Mustafa është njeriu i duhur për ta marrë LDK’në edhe për një mandat?

Gani Geci: Se a është i duhur apo jo ky nuk është problemi. Problemi është që nuk mundet me ia mohu as Isa Mustafës kurrkush kandidaturën. Nëse Isa Mustafa i ka votat çka me i thanë, që s’ki me u bo a çka? Nëse Fatmir Sejdiu i ka votat çka me i thanë atij, s’ki mu bo a çka? Nëse Agim Veliu i ka votat, e atij çka me i thanë, s’bon ti a . Ose nëse Vjosa Osmani i bon votat, çka me i thanë asaj, s’bon ti a . Ose Lutfi Haziri. E vetmja është LDK’ja që ka shumë kandidat, ose që pretendohet se do të ketë shumë kandidat. Mbrëmë e dëgjova që do të shkojnë në garë me shumë kandidat, më dy e më shumë dhe me vota të fshehta. Krejt kjo është demokratike sipas meje.

Kandidaturën e Lutfi Hazirit, Agim Veliut e Fatmir Sejdiut si i sheh?

Gani Geci: Të gjitha janë kandidatura të ligjshme. I pranon kushdo që është anëtar i LDK’së. Por statusi është i rregulluar në aso forme, që për me hy në garë duhet t’i ketë 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm në Kuvend. Prandaj të shohim çfarë do të ndodh aty. Unë do të jem në LDK. Kryetar i LDK’së do të jetë ai që i merr mbi 180 vota.

Pra ju nuk keni ndonjë preferencë?

Gani Geci: Jo jo, preferenca nuk kam. Unë e kam përcjellë garën se si është zhvilluar në Partinë Demokratike në Amerikë. Kushdo që ka kandiduar për president, të Amerikës, maspari ka kandiduar në parti. Gara e brendshme tregon njërin prej atyre që është më i fuqishëm. Dhe pas përfundimit të garës se brendshme, është gara me të tjerët. Kështu që unë po shpresoj, që prej të gjithë atyre që garojnë, pas përfundimit të garës së brendshme t’ia japin dorën, dhe i kemi zgjedhjet. Jemi në gara me partitë tjera pastaj.

A mendoni që LDK’ja duhet të mendoj mirë për kryetarin e ri, duke qenë se zgjedhjet e reja janë në prag?

Gani Geci: Se ka më telash kryetarin LDK’ja.Sepse LDK’ja është veç LDK, dhe njerëzit e njohin vetëm si LDK. Përpos me presidentin Rugova që është kanë e lidhur, nuk i njohin këta tjerët. Nuk janë të lidhur më për kryetar elektorati.

Lutfi Haziri ka folur për një ‘marrëveshje politike’, megjithatë asnjëherë s’ka dhënë detaje çfarë ka nënkuptuar?

Gani Geci: Nëse bëjnë marrëveshje s’ka gajle, kurrgjë të keqe s’ka. Krejt këto që po ndodhin në LDK i shoh si zhvillime politike të drejta të arsyeshme. Kushdo që i merr votat e Kuvendit do të jetë kryetar, do të jetë edhe kryetar i jemi. Kështu që unë nuk do të kem asnjë hezitim që ta mbështes në garën e ardhshme për marrjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ose në garën për ta udhëheq vendin.

A beson që gjërat do të shkojnë në mënyrë kaq demokratike, apo mendon që ka me pas edhe lojëra prapa kuintave, siç ka pasur eliminime në zgjedhjet e mëhershme?

Gani Geci: I kanë provuar. Problemi është që i kanë provuar dhe nuk iu ka ec mbarë. Nëse e kanë provuar dhe s’iu ka ecë mbarë nuk besoj që e provojnë. S’besoj që e provojnë prapë, se i ecë edhe ma dobët. Se besoj që e provojnë prapë. Këshilli i Përgjithshëm duhet të zgjidhet jo me fuqinë e një personi, por me fuqinë e një personi, por me fuqinë e votave të delegatëve. Sepse Këshilli i Përgjithshëm është ai që merr vendime e që e zgjedh kryesinë.

Gjatë procesit nëpër degë dhe nëndegë ka pasur probleme. A beson që ato do të kenë ndonjë ndikim, dhe a mendon që mund të ketë përsëri karrige në këtë Kuvend?

Gani Geci: Ja, ja.. ato kanë qenë forma e njerëzve që kanë tentu.. e kanë parë që LDK’ja do të merr pushtetin. Nuk lidhen këto me ato të ma hershmet. Ato janë krejt diçka tjetër, kjo është diçka tjetër. Këto janë nëpër nëndegë, nëpër nëndegë janë ata në fund tu u mundu me dominu. Nuk e shoh ndonjë problem në këtë Kuvend. Ky Kuvend duhet të jetë shembull për Kuvendet e partive të tjera, për arsye se do të ketë më shumë kandidat. Asnjë parti nuk ka pasur më shumë se dy kandidat. Dhe kjo do të jetë demokratike.

Do të thotë e përjashtoni mundësinë që me kërsitë karriget ?

Gani Geci: Ja ja. Unë besoj që do të jem edhe vetë mysafir. Unë e kam vajzën delegate të Kuvendit.  Dhe na duhet me iu ndihmu të rinjve. Kemi nisë me u plak, kemi nisë me u hargju. Çdo njeri që qëndron në politikë me vite të tëra hargjohet, gjithnjëri shkon tu u plakë tu u hargju. Duhet me ua lëshu njerëzve që i njohin nga dy tri gjuhë, botën perëndimorë e kompjuteri. Ne si dimë ato.

Pra e përkrahni një farë rinimi të strukturave të LDK’së?

Gani Geci: Unë e përkrahi një farë kombinimi , do të thotë të strukturave që i mësojnë të rinjtë në kuptimin politik. Dhe rinimin, normal rinimin. Sepse LDK’ja i ka të gjitha të strukturat. Forumin Rinor e atë të Gruas. Dhe ata të vjetrit, besoj që kanë fëmijë, dhe me ua pas lëshu fëmijëve të vetë , sikur unë që ia kam lëshu qikës tem, nuk besoj që kish pas problem.

Nëse LDK’së pas zgjedhjeve i ofrohet një koalicion me PDK’në, a duhet të bashkëpunojë edhe një herë me ta ?

Gani Geci: LDK’ja i ka provu marrëveshjet pothuajse me të gjithë. Përveç Vetëvendosjes, me të gjithë tjerët i ka provu.  Edhe me AAK’në ka pas një marrëveshje politike kur ka qenë gjallë presidenti Rugova.  Edhe me PDK’në dy herë. Dy herë PDK’ja e ka lanë LDK’në për qëllime të veta, për qëllime elektorale. Dhe tash sa do të jetë e besueshme për LDK’në PDK’ja, mbetet të vendosin strukturat. Ato e marrin udhëheqjen e LDK’së. Por ata e kanë provu. Qeveria e Isa Mustafës ka qenë ma e mira pasluftës e këndej dashtëm e sdashtëm. E tash si do të qeveriset Kosova, mbetet të shihet sepse kemi procese të mëdha përpara. Edhe bisedimet me Serbinë në një anë, edhe Gjykata Speciale në një anë. Krejt këto janë procese që duhet me i kalu qetësisht. Shteti i Kosovës me ecë përpara, edhe me rininë. Sepse kjo ikje masive prej diçka po ndodh. Prej kujna janë duke ikë këta të ri. Vetëm për këtë duhet me e qit gishtin në kry. A ka mundësi me na shpjegu dikush. Prej kujt po ikin rinija 20 vjet paslufte. Djali jem po më thotë, bab po du edhe unë me ecë për Gjermani. Kjo është për me u cuditë. Ai e ka kry arkitekturën këtu, një tjetër më ka shku, e ky po thotë që spo shoh perspektivë. Domethënë unë spo kam fuqi unë me ia bo një persptkivë djalit tem, edhe përkundër faktit që kam luftu.

Ju personalisht a ia sygjeroni LDK’së edhe një avanturë me PDK’në?

Gani Geci: Jo, jo unë të kallxova njihere. Gjitha aventurat që provohen një herë janë të rrezikshme. Është mirë me mësu prej pësimit të tjetrit. Por kur kanë pësu vetë, tash ata e dijnë vetë a duhet, përkundër asaj që kanë pësu. A duhet a s’duhet. E ka provu LDK’jka e PDK’ja. Por si do të ndodh pas zgjedhjeve, është problem me e ditë, sepse është krejt janë në lojë gjëra tjera. Sepse është loja për pushtet. Pas zgjedhjeve gjithmonë është loja për pushtet. Po u bojshin dreqi e i biri bashkë. Loja për pushtet po i bojke bashkë dreqin e të birin.

Si e keni parë dorëheqjen e Ramush Haradinajt. A e sheh si lëvizje për interesa politike, apo e sheh si dorëheqje shkaku i ftesës nga Specialja?

Gani Geci: Nëse PDK’ja është tërheq prej koalicionit të mëhershëm me LDK’në për interesa politike. Pse me ia mohu edhe Ramushit me u dorëheq për interesa politike. Gjithsecili kalkulon interesa politike. Për qata i thojnë edhe politikë. Nëse Ramushi e ka bë për interesa politike, nuk kem drejtë me i thanë pse e ke bo. Sepse për veti e ka bo. Është çështje krejt legale kjo punë. Secili kalkulon se cili potez politik i konvenon ma shumë. E kalkulon a më shumë i dhez me ndejt në qeveri, apo me u tërhek. Krejt këto janë kalkulime politike. Dhe janë krejt normale. Vec abnormale është shitja e territorit të Kosovës, dhënja e territorit të Kosovës, kjo nuk duhet të ndodh. Sepse është një e pandashme. Kushdo që flet për ndarje të Kosovës e shkel Kushtetutën. 

Një pyetje për fund. Zyrtarë të PDK’së po thonë që s’ka buxhet e që nëse shkohet në zgjedhje të reja do të shtyhet liberalizimi i vizave. A po e shihni një far frike të PDK’së prej zgjedhjeve të reja?

Gani Geci: Zakonisht partitë bëjnë sondazhe për vete. E pastaj iau tregojnë edhe partive tjera. Iu tregojnë ku janë partitë e tjera. Sigurisht që edhe PDK’ja ka bërë sondazhe për vetveten. Por në bazë të Kushtetutës  jepen disa mundësi për zgjedhjen e mandatarit qeveritar edhe një herë apo dy. Sepse e kanë mundësinë, presidentin e kanë të vetin e kanë mundësinë me provu. A munden apo s’munden është tjetër. Por mundësi kushtetuese për zvarritje ka edhe disa muaj.

A mendon që PDK’ja po frikësohet me hy në zgjedhje të reja?

Gani Geci: Po ata po thonë.  PDk’ja ka qenë gjithë e para që ka thënë a po doni sot zgjedhje. Prej nesër hajde shkojna në zgjedhje. Tash po thonë jo s’ka buxhet. Dikun ia ka dhanë ajo punë. Ata vetë po thonë. Nëse i krahason deklarimet e tyre me ma herët, “hajde shkojna nesra”, sot po thonë  hajde shkojna pas dy muajve. Se di pse. Po vetëkuptohet. Problemi është i tillë, nuk mundesh me  i ik. Ma herët Memli Krasniqi thokë a po doni nesra zgjedhjeve, tash po thonë që sot jo valla spo dojna nesër, hajde i shtyjna. Katundi që duket, kallauz nuk don.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat