Kurti: Nuk do të ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në - Bota Sot
Kurti: Nuk do të ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në

Intervista

Kurti: Nuk do të ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 13:14
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë , shprehu besimin e tij se nuk do të ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në për të formuar qeverinë e ardhshme.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, që sipas rezultateve preliminare, partia e tij ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, thotë se të hënën në takimin e grupeve punuese me LDK-në, do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa bëri të ditur se shumë shpejt pritët të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti: Gjithçka po shkon mbarë e mirë me LDK-në

“Ne po i harmonizojmë programet tona për fusha të veçanta për ekonominë, për arsimin për shëndetësinë, për sigurinë për kulturën e kështu me radhë përmes grupeve tona punese...unë nuk mund të them tash rezultatet konkrete se ku kanë arritur në secilën fushë, sepse janë ekspertët që po marrin pjesë në këto takime, por mund të them me optimizëm dhe kënaqësi se gjithçka po shkon mbarë e mirë, siç e kemi planifikuar dhe qytetarët e presin prej neve...ne jemi subjekte të ndryshme dhe ka programe të ndryshme, por duke qenë se fillojmë prej asaj që është e përbashkët në njërën anë, dhe qytetarët e Republikës kanë vendosur që opozita të bëhen Qeveri e nesërme nuk besojë se do të shfaqet asnjë pengesë që nuk do të të tejkalojmë kollaj”, thotë Kurti.

Kurti i cili po synon të bëhet kryeministër, thotë se ende nuk i kanë ndarë postet ministrore, pasi sipas tij fokusi fillimisht është te riorganizimi i tyre.

Kurti: Fokusi momentalisht është te riorganizimi i ministrive

“Do të ketë takime edhe të tjera të grupeve punuese. Të hënën është një takim tjetër i rëndësishëm për çështjet e ekonomisë dhe të zhvillimit. Ndërkaq me kryetarin e LDK-së rreth këtyre dy viteve unë jam rregullisht në kontakt dhe padyshim që edhe më të do të takohemi...do të ketë diskutim për riorganizimin e ministrive nga ana e grupeve punuese edhe natyrisht në një kohë të përshtatshme do të vendosim ndarjen e këtyre ministrive. Por tash për tash e rëndësishme është riorganizimi i tyre sepse siç e dini ne duam nga 21 ministri të synojmë numrin 12 edhe mos të ketë ashtu 120 zëvendës miistra, por të kemi më pak se 30”, thotë Kurti.

Fituesi i zgjedhjeve, gjithashtu shprehu insistimin e tij që nuk do të lidhin koalicion me Listën Serbe, teksa për takimet me komunitetet tjera pakicë, Kurti thotë se të gjithë kanë shprehur interesim që të përfshihen në qeverisjen e tij.

Kurti: Nuk kemi nevojë për koalicion politik me Listën Serbe

“Me deputetët e pakicave ne ia kemi uruar rezultatin e mirë, fitoren, suksesin njëri-tjetrin. Që të gjithë ata janë të interesuar që të bëhen pjesë e qeverisjes së ardhshme. Natyrisht unë si kryeministër i ri e mirëpres këtë gjë...nuk kemi nevojë për koalicion politik me Listën Serbe është obligim kushtetues që një ministër nga komuniteti serbë në Qeverinë tonë. Ne do të respektojmë kushtetuetshmërinë dhe në Qeverinë tonë do të ketë së paku një ministër serb”, pohon lideri i VV-së.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Dy parti këto që po synojmë të formojnë qeverinë e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat