Mazreku: Kushtëzimet për regjistrimin e veturave antikushtetuese, po punojmë që të hiqen

Intervista

Mazreku: Kushtëzimet për regjistrimin e veturave antikushtetuese, po punojmë që të hiqen

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 1 janar 2020 Në ora: 17:27
Sami Mazreku

Fushata të shumta ka bërë gjatë gjithë vitit Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, për të zvogëluar numrin e aksidenteve në trafik. Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate, Sami Mazreku, ka folur për efektin e këtyre fushatave, sukseset që e kanë shënuar këtë vit, vendimin e BQK-së për rritjen e çmimit për regjistrimin e veturave. Po ashtu ka folur edhe Ligjin për Automjete, që sipas tij duhet të ndryshohet, pasi për një vit qytetarët humbin 15 milionë euro. Mazreku ka thënë se kanë bërë kërkesë që të hiqen kushtëzimet për regjistrimin e veturave, që janë antikushtetuese, që nuk ka kaluar në lexim të dytë në Kuvend, por që këtë kërkesë do ta bëjnë sërish në fillim të vitit 2020, dhe para vjeshtës sëardhshme të ndryshojë ligji që pjesa e mbetur e taksës të bartet tek pronari i ri, sikur ka qenë 3-4 vite më herët. E një tjetër problem që e kanë paraqitur tek Avokati i Popullit dhe që ankesa është pranuar, ka të bëjë me pagimin e gjobave për ta regjistruar veturën, e për këtë problem pritet formimi i Qeverisë që më pas të veprojë Avokati i Popullit.

“Bota sot”: Si ishte viti 2019 për Shoqatën e Sigurimeve?

Mazreku: Në fillim të këtij viti në njërën prej shtojcave profesionale për fushën e sigurimeve “iSIGURIME” që nxjerr Shoqata e Sigurimeve, pata thënë se vitit 2019 do të jetë vit i sigurimeve. Në atë kohë shumë qytetarë, por edhe punëtore të industrisë së sigurimeve më patën pyetur pse. Atëherë jam mundur të jap shpjegime të mjaftueshme, që për disa kanë qenë edhe të pabesueshme, por ja që në fund të vitit, vizioni im është implementuar në tërësi. Sivjet ka shumë ndryshime të mëdha që kanë ndodhur, por unë po i veçoj vetëm tri. Në mars të këtij viti Gjykata Kushtetues e Kosovës shpalli jo Kushtetues një nen të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, i cili obligonte kompanitë e sigurimeve që operojnë në Kosovë, që të ndajnë për këtë organizatë një për qind të bruto premisë për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike në Kosovë. Po ashtu deri më tash kompanitë e sigurimeve si asnjë korporatë tjetër ne vend kanë qenë të obliguara që të paguajnë tatim ekstra prej 5% të qarkullimit bruto, e që me ndryshimet e fundit ligjore edhe kjo padrejtësi është korrigjuar. Dhe e treta për herë të parë pagesa e dëmeve ka kaluar më shumë se 41 milionë euro e cila është më e larta që nga përfundimi i luftës e deri më tash.

“Bota sot”: Çka veçoni si sukses këtë vit?

Mazreku:Fushatat tona të vazhdueshme që nga fillimi i vitit e deri më tash që si qëllim të vetëm kanë pasur vetëdijesimin e qytetarëve për uljen e aksidenteve me pasoja fatale dhe atyre me lëndime të lehta e të rënda trupore  pa dyshim se janë pjesë e tregimeve të mira të punës që ka bërë Shoqata e Sigurimeve e Kosovës. Ne përmes punës intensive që kemi bërë kemi ndikuar sado pak dhe kjo ka dhënë rezultate. Për ne shpëtimi i një jetë te vetme është sukses i madh për ne. Me këtë ritëm ne do të vazhdojmë që nga janari e deri në dhjetor të vitit 2020.

“Bota sot”: Së fundi u mor vendimi nga BQK-ja për rritjen e çmimit për regjistrimin e veturave i cili është kundërshtuar nga qytetaret. Sipas jush a është ngritja e lartë duke ditur standardet në Kosovës?

Mazreku: Sipas rregullave në fuçi çdo policë e sigurimit mbulon deri në 1 milion dëme, kështu që policat që janë aplikuar deri më tash kanë qenë shumë minimale për të mbuluar dëmet e mëdha që shkaktohen gjatë një viti. Ta zëmë vetëm për dhjetë muaj sivjet kompanitë e sigurimeve kanë paguar mbi 41 milionë derisa të hyrat totale të tyre kanë qenë 73 milionë euro.Trendi në rritje i dëmeve në masë të madhe është duke e dëmtuar industrinë e sigurimeve. Kështu që kërkesa e industrisë për rritje të çmimit ka qenë e mbështetur në raporte profesionale aktuaristike. Mos të harrojmë edhe një detaj shumë më rëndësi, kompanitë e sigurimeve direkt punësojmë mbi 2700 qytetarë, pa llogaritur edhe ata indirekt në gjithë Kosovën. Pra, përpos në aspektin ekonomik industria e sigurimeve në Kosovë ka shumë rol edhe në aspektin social pasi që punëson numër të konsiderueshëm të punëtoreve.

“Bota sot”: Qytetarët humbin miliona euro në vit me ligjin për automjete. Çfarë do të bëni që kjo të ndryshohet?

Mazreku: Ligji i automjeteve është që p.sh. kur një automjet është i siguruar dhe regjistruar, por gjatë një periudhe e ndërron pronësinë, taksat, komuna, kontrolle teknike nuk i barten pronarit të ri, por është i obliguar vet t’i paguajë prej fillimit, edhe targat edhe regjistrimin, edhe taksën komunale. Pra vetëm pjesa e mbetur e sigurimit kthehen. Pra për një vit qytetarëve u shkakton humbje prej 15 milionë euro për një vit ligji i automjeteve, nëse llogaritet 95 mijë vetura u kushtojnë ka 107 euro për MBP, regjistrim dhe tabela, 40 komuna, 30 kontrolle teknike dhe 10 euro taksa komunale. Ne kemi kërkuar të hiqet taksa komunale, të hiqet edhe kushtëzimi për regjistrim të veturave, kushtëzimet janë kundër kushtetuese, po ashtu kemi kërkuar të hiqet kushtëzimi për ndërrim të pronësisë. 95 mijë automjete e ndërrojnë pronësinë sipas MPB dhe çdo ditë 15 milionë euro i humbin qytetarët. E kemi dërguar kërkesën për ndryshim, ka pasur të kalojë por Amandamenti i Lushtakut e ka bllokuar dhe nuk ka kaluar në lexim të dytë. Ne kërkesën do ta bëjmë prapë në fillim të vitit, për shkak se direkt përfitojnë qytetarët dhe i kursejnë këto 15 milionë euro dhe pasi ta bëjmë punën tonë varet nga komisionet parlamentare derisa t’i procedojnë.Para vjeshtës sëardhshme të ndryshojë ligji që pjesa e mbetur e taksës të bartet tek pronari i ri, sikur ka qenë 3-4 vite më herët. Një problematikë është edhe kushtëzimi për regjistrimin e automjeteve. Asnjë person nuk mund ta regjistrojë një veturë pa i paguar gjobat. Është antikushtetuese. Jam ankuar tek Avokati i Popullit, ankesa është pranuar, po presim që ai të dalë me rekomandim që të hiqet ky nen si kushtëzim. Pritet formimi I qeverisë së re dhe më pas të merren masat për ndryshim.

“Bota sot”: Cilat janë punët që po e presin Shoqatën në vitin 2020?

Mazreku:Ashtu edhe sikurse sivjet ne tashmë kemi hartuar planin tonë punës për vitin 2020 e kukemi paraparë ndryshime të ligjeve dhe rregulloreve të cilat janë barrë për qytetarët e vendit. Po ashtu, ne do tëvazhdojmë punë tonë sëbashku me Institucionet përgjegjëse për eliminiminnëtërësi tëpraktikavediskriminuese që aplikojnë institucionet karshi qytetareve të Kosovës. Gjithashtu prioritet i joni në vitin 2020 është zvogëlimi deri në maksimum i automjeteve të paregjistruara e që sipas të dhënave jo zyrtare llogaritet të jetë mbi 20 %. Po ashtu, kemi paraparë edhe shumë angazhime dhe aktivitete edhe në fushën e edukimit.

“Bota sot”: Një urim për lesuesit e gazetës “Bota Sot”.

Mazreku: Së pari faleminderit juve dhe gazetës “Bota Sot” e cila në vazhdimësi ka përcjellë aktivitet e shumta të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës. Uroj që viti 2020 të jetë vit i sukseseve dhe vit i “luftës” sonë për eliminimin apo më mirë thënë zvogëlimin e aksidenteve me pasoja fatale. Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat