“Kishte edhe snajperist serbë”/ Muharrem Shabani tregon ekskluzivisht skenarin si u shpall Deklarata Kushtetuese e Kaçanikut: Ishim përgatitur edhe për vrasje!

Intervista

“Kishte edhe snajperist serbë”/ Muharrem Shabani tregon ekskluzivisht skenarin si u shpall Deklarata Kushtetuese e Kaçanikut: Ishim përgatitur edhe për vrasje!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 2 korrik 2022 Në ora: 09:21
Muharrem Shabani

Sot bëhet 32 vjet nga shpallja e Deklaratës Kushtetuese të viti 1990 në Prishtinë.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 thuhet që ishte gurthemel i shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Pas shumë punë e sakrifica për këtë Deklaratë tashmë ishte ardhë momenti i shpalljes.

Ishin 114 delegatë të Kuvendit të atëherëshëm të Kosovës, që morën guximin të dilnin para forcave ushtarake e policore serbe dhe të shpallin Deklaratën Kushtetuese.

Kjo deklaratë e shpalli Kosovën njësi të barabartë të federatës jugosllave, dhe ua hapi rrugën veprimeve të mëtutjeshëm siç ishte Kuvendi i Kaçanikut të 7 shtatorit 1990 kur edhe u shpall Republika e Kosovës, Referendumit për Pavarësi të vitit 1991 si dhe zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale të Kosovës të vitit 1992.

Këto ngjarje e rrumbullaksuan legjitimitetin e infrastrukturës demokratike të shtetit të pavarur të Kosovës.

Delegat i shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990, ishte edhe Muharrem Shabani.

Ai do të mbahet mend për leximin e kësaj Deklarate.

Shabani në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka treguar shumë detaje se si ishte organizuar ky Kuvend dhe si erdhi momenti i shpalljes së Deklaratës Kushtetuese.

Ai thotë se koha kur është shpallë Deklarata Kushtetuese ishte një gjendje shumë e rëndë.

Shabani thotë se, tashmë kishin ndodhur shumë krime në Kosovë nga regjimi serb i asaj kohe, ku kishte vrasje, helmime të fëmijëve, burgosje të intelekutalëve, vrasje të ushtarëve shqiptarë dhe shumë gjëra të tejra.

Por për këtë ngjarje historike, Shabani pohon se tashmë e kishin përkrahjen e Akademisë së Shkencave dhe Këshillit ndërpartiak të asaj kohe.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Z. Shabani, si e kujtoni atë kohë, ditën kur është shpallë Deklarata Kushtetuese dhe cila ishte gjendja e sigurisë për delegatët?

Muharrem Shabani: Për mua dhe kolegët e legjislaturës tonë, ajo datë e 2 korriktu dhe e 7 shtatorit mbesin ngjarje të paharruara. Mendoj që janë ngjarje të paharrueshme edhe për gjithë qytetarët e Kosovës, sepse një institucion, mendoj organ legal i zgjedhur në rrethanat e kohës e ka shprehur vullnetin e popullit i cili vullnet ka qenë i akumuluar me gjenerata në shpirtin e popullit për një shtet, për një barazi të përgjithshme për të drejtat dhe liritë e popullit tonë.

Duhet theksuar se gjendja në të cilën u shpallë ishte tepër e rëndë. Pra, kur u miratua ky akt ishte gjendje shumë e rëndë, ishte shtetrrethimi kur me 23 mars të vitit 89 ishte suprimu edhe autonomia e Kosovës, poashtu edhe masat e dhunshme, kurse ne në muajin dhjtor me 14 veçse ishte zgjedh legjislatura jonë dhe përnjëherë filluan me ba kinse zbatimin e atyre ndryshimeve, por ne nuk u pajtuam me atë, është fakt që në atë kohë edhe popullata në përgjithësi i përkrahen ato rrugëtimet tona.

Në atë kohë kishin ndodhur tashmë shumë krime, helmime të fëmijëve, burgosje të intelektualëve, pastaj vrasje të ushtarëve duke i kthyer në arkivole kinse kanë bërë vetëvrasje, e shumë forma të tjera, prandaj ishte imperativ e kohës që atë vullnet të popullit ta shpehnim dhe ta akumulonim.

“Bota sot”: Sa ishte e vëshitrë për juve dhe delegatët e tjerë përgatitja për 2 Korrikun dhe a kishit përkrahje nga dikush për këtë akt historik?

Muharrem Shabani: Natyrisht që ishte përkrahja edhe e Akademisë së Shkencave edhe e atij Këshillit që ishte në atë kohë ndërpartiak që veç kishte filluar të formohet dhe në ato rrethana bllokohej edhe kuvendi në rrethana të ndryshme nga shërbime sekrete ushtarake dhe policore të cilat bënin presion por ne u detyram vërtetë që ta shpallim.

Pra ne nuk dilnim prej Kuvendin për disa ditë, derisa morëm permtime që do të mbahet me 2 korrik mbledhja e ardhshme e Kuvendit, që ishte iniciativa prej komisionit tonë Kushtetues që të nxiret një Kushtetutë e re, ata e dinin që me Kushtetutën e re ne do të kthenimi pozitën juridike kushtetuese politike të Kosovës në gjendje jo që ka qenë por të barabartë me Republikat tjera, prandaj ishte edhe me çdo kusht presioni që mos të mbahet mbledhja e 2 Korrikut. Në atë kohë i patën njoftua delegatët që nuk do të ketë mbledhje me 2 Korrik, prandaj ne shkuam në TV dhe në forma të tjera i njoftuam kolegët që mbledhja do të mbahet, por edhe regjimi serb atëherë mendoj që e kishte përgatitur skenarin e vet dhe ne u dashtë që mbledhjen e 2 Korrikut ta përgatisim në grupe të delegatëve.

Komisioni Kushtetues ishte përgatitur nga ana e vet, se ishte një Komision që e kishim zgjedhur ne dhe jo atë që na e kishin ofruar, sepse na kishin ofruar njerëz pa përvojë, pa njohuri kushtuese dhe ne i futëm eksperët dhe njerëzit që kishin njohuri e dijeni dhe guxim së bashku me neve delagatët që ishim dhe krijuam edhe propozimin për nxjerrjen e Kushtetutës së re dhe pastaj të përgatitur edhe për nxjerrjen e Kushtetutës.

Më 2 Korrik kur erdhëm në Kuvend e patëm skenarin e përgatitur nga delegatët që kush me lexua dhe kush me udhëheq. Me udhëheq u caktua i ndjeri Bujar Gjurgjeala nga Prizreni, sepse tash 44 të delegatëve nuk janë më në mesin tonë, kanë ndërruar jetë. Gjurgjeala edhe gjatë punimeve të Kuvendit kishte një guxim të jashtëzakonshëm dhe pa hezitim kryesonte mbledhjet e dhomës, ku edhe unë isha përfaqësues i Llamkosit atëherë, që të udhëheq mbledhjen kurse unë u propozova dhe u caktova që të lexoj deklaratën.

“Bota sot”: Po pastaj çfarë ndodhi, si rrodhi ngjarja?

Muharrem Shabani: Për deklaratën edhe Akademia dhe shumë ekspërtë e kishin dhënë mendimin e tyre përafërsisht ngjashëm, dhe ne në mëngjes e futëm brenda në Kuvend bashkë me materialet tjera që të jetë brenda në sallë dhe t’u shpërndahet të gjithë delegatëve, pasi ishte bllokuar me forca policore brenda dhe jashtë Kuvendit dhe ne e pritum një kohë derisa erdhën edhe disa përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe atëherë e mbajtëm mbledhjen.

Në atë kohë ishte shumë nxet, sikruse tani që është vapë. Atëherë ishte dyfish nxet edhe prej regjimit serb, bile skenari ishte përcaktuar tashmë se në qoftëse dikush vritet duke e lexuar, që të vazhdojnë të tjerët, i dyti dhe i treti dhe me vazhdua deri në fund pa hezitim.

Mua patën filluar të më marrin në pyetje në Polici në Vushtrri por edhe shumë kolegë të tjerë, dhe unë nja tri dite erdha para kohës në Prishtinë që të qëlloj këtu.

Prishtina ishte e mbushur me snajperista dhe kishte në ndërtesën ku tani është Qeveria e Kosovës, dhe në shumë ndërtesa të tjera. Dhe më thanë kolegët që të marr një karrige për të lexuar, por ju thash që dua ta lexoj në këmbë.

E mbajtëm mbledhjen, edhe pse kishim shumë shantazhime e provokime sikur që ishte 23 marsi i 99 dhe nuk ramë në ato provokime edhe pse aty kishte me grada të larta si kolonë e të tjerë dhe njëri po më pyet pasi diskutova më herët në mbledhje se prej ku i kam këto shënime që po kthehen ushtarët në arkivole të vrarë dhe unë i thashë a po jeton ti në tokë a në mars pasi njerëzit po kthehen në arkivole dhe ai e uli kokën.

Më vonë ishte edhe akti tjetër i deklaratës që ishte një akt politko juridik dhe të realizohet me zgjedhjen e Kushtetutës së re. Dhe edhe për këtë u përgatitëm nga Komisioni Kushtetues por ishte në pyetje se ku do të mbahet. Në bazë të vlerësimeve u vendos që të jetë Kaçaniku si vend më i përshtatshëm për shkak të sigurisë dhe strukturës nacionale të popullatës por edhe eventualisht që të ikët nëpërmes maleve në Maqedoni më lehtë dhe të largohen delegatët nga arrestimet e mundshme.

“Bota sot”: Pas shpalljes së Kushtetues një pjesë e delegatëve janë larguar nga Kosova, sa ishte e vështirë dhe si ishte ajo jetë në atë kohë?

Muharrem Shabani: Ishte një vendim i përbashkët që pas deklaratës së Kushtetutës të largohemi, ne kryesisht e kishim përprahjen e dy Republikave më demokratike të ish-Jugosllavisë, Sllovenisë dhe Kroacisë dhe në ato pjesë u shpërngulum, sepse prej aty edhe daljet edhe veprimet i kishim që mundeshim të largoheshim në Evropën perëndimore. Diaspora jonë edhe atëherë kanë dhënë shumë dhe i kanë marr delegatët e të gjitah trojeve në familjet dhe banesat e tyre që i kanë strehuar.

“Bota sot”: Pas gjithë atyre sakrificave të asaj kohe, si e shihni sot Kosovën, a janë përmbushur idealet e juaja?

Muharrem Shabani: Ato ideale që kanë qenë të delegatëve në atë kohë, për fat të keq nuk janë realizuar. Të gjitha ato janë bërë që ky popull të jetojë këtu, të krijojë këtu, të ndërtojë këtu, në këto hapsira të këtyre tokave që kanë dhënë shumë sakrifica dhe shumë gjakë të derdhur, vuajtje e të gjitha formave në etapa të ndryshme historike, e tash për fat të keq, që sa vite pas çlirimit janë me të madhe t’u ikë prej këtij vendi për shkak të mos prespektives, dhe kjo është përgjegjësi e institucioneve që të krijojnë përspektivë të zhvillimit dhe ndërtimit të këtij vendi që të rinjt tonë, ekspertët tonë, mos të ikin dhe të ja kthejnë shpinën këtij vendi. Prandaj këto kanë qenë idealet që të jetë një shtet i mbarë dhe i mirë, ku do të sundoj rendi dhe ligji dhe që do të ketë një begati materiale për të gjithë.

“Bota sot”: E përmendët që 44 delegatë të asaj kohe më nuk janë në mesin tonë, por si jetuat pas luftës në Kosovë, si ishte jeta e delegatëve të 2 Korrikut?

Muharrem Shabani: Një pjesë e madhe e delegatëve nuk jetojnë më, dhe pjesa tjetër nga gjendja materiale dhe shëndetësore është përkeqësuar dhe duhet të them se ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është i pari që ka filluar një kompensim të ashtuquajtur material, rreth 220 euro për delegatët, e që është duke vazhduar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat