Deputetja e Vetëvendosjes flet rreth kërcënimeve të Serbisë për luftë, tregon pse këmbëngul për asociacionin

Intervista

Deputetja e Vetëvendosjes flet rreth kërcënimeve të Serbisë për luftë, tregon pse këmbëngul për asociacionin

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 13 janar 2023 Në ora: 20:06
Mirlinda Tishukaj- Sadiku

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj- Sadiku thotë se Lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në Ballkan dhe në Kosovë në aspektin ekonomik, por edhe në stabilitetin në Evropë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Tishukaj- Sadiku ka folur rreth fillimit tëngjarjeve që kanë ndodhur në vitin 2023 dhe rreth plagosjes së dy të rinjve serbë në fillim të vitit 2023.

Deputetja e VV-së, ka folur edhe rreth planit franko- gjerman dhe refuzimit të Serbisë për këtë propozim.

Sipas saj, një marrëveshje reciproke në mes tëKosovës dhe Serbisë varet nga faktori ndërkombëtar dhe agjendat e tyre.

Deputetja Tishukaj- Sadiku në intervistë ka folur edhe rreth arsimit në Kosovë, grevave të mundshme, sigurimeve shëndetësore të policëve dhe bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri.

Ajo ka radhitur të arriturat e qeverisë Kurti gjatë këtyre viteve tëqeverisjes, gjersa ka thënë se ka edhe shumë politika të reja që do të jetësohen deri në fund të mandatit.

“Bota sot”: Znj. Tishukaj-Sadiku, viti 2022 ishte një vit ku paqja dhe stabiliteti si në vend, ashtu edhe në botë u kërcënuan skajshmërisht. Lufta në Ukrainë e filluar nga Rusia e pastaj tensionet në Mitrovicën Veriore që kulmuan me barrikadime në fund të vitit edhe në pikat tjera kufitare, ku u larguan krejt në fund. Si i përshkruani nga prizmi juaj këto ngjarje dhe çfarë presim nga 2023-ta sidomos në zhvillimet vendore kundrejt Serbisë agresive, në masë të madhe e ndikuar edhe nga influenca e politikës ruse?

Mirlinda Tishukaj- Sadiku:Lufta në Ukrainë ka krijuar një realitet të ri edhe në aspektin ekonomik, por edhe në aspektin e stabilitetit në Evropë, por që ka reflektuar edhe në Ballkan e kushtimisht edhe në Kosovë.Po tashmë edhe u vërtetua nga të dhënat e ofruara nga EULEX-i, e të prezantuara (KTV) se ka pasur kontrabandë të evidentuar, madje qysh nga vitet e mëhershme, e madje edhe persona të vendosur në hierarkinë e policisë  që kjo flet shumë për strukturëndhe eksponentët të cilët kanë qenëpjesë e policisë, çuditërisht asgjë konkrete nuk ka nga prokuroria edhepse ishin të njoftuar.

“Bota sot”: Viti 2023 nuk ka filluar “aq paqësisht”, plagosja e dy të rinjve serbë nga një pjesëtar i FSK-së, ka sjellë tensione të reja, madje edhe protesta në komunën e Shtërpcës, si e komentoni këtë?

Mirlinda Tishukaj- Sadiku:Pasiqë kam një përvojë 7 vjeçare si përkthyese në Stacionin policor të Vitisë, nuk kisha dashur të komentoj këtë rast pasi që nuk i di të gjitha rrethanat si erdhi deri te ky rast.

“Bota sot”: Deri në muajin gusht qarkullonin qëndrime amerikane që asociacioni kundërkushtetuese nuk mund të bëhet brenda Kosovës siç ngulmon edhe Kryeministri Kurti. Mirëpo, dalja në skenë e planit franko-gjerman sipas krerëve vendor e ndërkombëtar është kushtetues dhe mund pranohet e implementohet, kurse në anën tjetër ky plan e shtyri politikën serbe të përdorë taktika të tjera që ta largojë vëmendjen nga ai plan dhe të kërkojë“Zajednicë” kundër Kushtetutës së Kosovës. Si i komentoni këto zhvillime?

Mirlinda Tishkukaj- Sadiku:Po pikërisht pse Serbia këmbëngul për “Zajednicën” flet shumë.Është kundër kushtetues, një etnik dhe Kryeministri besoj qëmjaftueshëm e ka potencuar ndër vite pse ka rëndësi që mos tëformohet.Unë jetoj në lokalitet ku e di sa shumë ka pasurpasoja decentralizimi i bërë vite më parë, e nga asociacioni në baza etnike Kosova do të bëhej shtet jofunksional.

“Bota sot”: Çka e shtyri Serbinë që të përdorë taktizime, si largimi i tyre nga institucionet e Kosovës, barrikadat, kërcënimet me luftë?

Mirlinda Tishkukaj-Sadiku:Retorika e tyre nuk është diçka e re, ndër vite kemi të njëjtën gjë, por me amplituda të ndryshme varësisht nga interesat e tyre.

Por, një gjë që duhet theksuar ështëfakti se edhe popullsia e nacionalitetit serb ka dëshirë për një stabilitet e tash sëfundmi kishim edhe një protestë kundër politikave të Beogradit.

“Bota sot”: Sipas jush, sa ka arritur qeveria aktuale ta largojë nga tryezat vendore dhe ato ndërkombëtare implementimin e asociacionit që bie ndesh me 23 pika të Kushtetutës sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës?

Mirlinda Tishkukaj-Sadiku:Besoj që argumentet janë të mjaftueshmepasiqë ne kemi vëllezërit e motrat tona në Luginë,që po përballen me mungesë tëdrejtash, çka është plotësisht e kundërta me komunitetin pakicëserb në Kosovë.

“Bota sot”: Plani franko-gjerman ka qenë më i pranueshëm për Kosovën, por tani pas zhvillimeve në veri, si duket ka mbetur pak anash, a do ta pranojë Serbia një propozim të atillë?

Mirlinda Tishkukaj- Sadiku:Plani ështëfaktik nëse Serbia pretendon perspektivë evropiane duhet ta konsiderojë ose mendësia për të qenë gjithmonë element destabilizues nuk ju konvenon as atyre.

“Bota sot”: Kryeministri Albin Kurti paralajmëronte marrëveshje në pranverë të vitit 2023, a do të ketë një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe njohje reciproke të afërt?

Mirlinda Tishkukaj- Sadiku: Varet nga faktori ndërkombëtar sa do të jetë aktiv në agjendat e tyre.Njëështë tashmë e ditur se Kosova është në perspektivën evropiane dhe liberalizimi është një hap tutje.

“Bota sot”: Sa i përket politikës vendore, këtë vit kemi pasur një alarmim akoma më të madh sa i përket dhunës ndaj grave me raste tronditëse. Na thoni rezultatet e qeverisë gjatë vitit të kaluar dhe cilët do të ishin hapat konkret që të gjendet një zgjidhje ku krijohet një mjedis më i sigurt për vajzat dhe gratë?

Mirlinda Tishkukaj-Sadiku: Besoj që për herë të parë ka një fokus duke filluar nga Strategjia kundër dhunës, buxhetimi për strehimoret, forcimi i mekanizmave institucional, plotësim-ndryshimi i ligjit kundër dhunës në familje.

“Bota sot”: Arsimi. Nga opinioni vendor ka zëra që nga fusha e arsimit pak është bërë edhe në qeverisjen Kurti, duke marrë parasysh që Universiteti i Prishtinës gjendet në një pozitë të palakmueshme në ranglistën botërore e në anën tjetër, Kosova renditet thuajse në fund të testit "PISA" sa i përket nivelit shkollor. Çfarë do të sjellë viti 2023 konkretisht për sektorin e arsimit?

Mirlinda Tishkukaj-Sadiku Asnjëherë nuk është mjaft për arsimin si dimension i rëndësisë së veçantë. Ka mjaftnisma. Janë buxhetuar asistentë për fëmijë me nevojë të veçanta +100, është shtuar numri i inspektorëve, bursat STEM me dyfishim - 2 milionë euro,shtimi i çerdheve, Ligji për tekstet, Strategjia e arsimit, e shumë politika.

“Bota sot”: Vitin e kaluar u përpilua edhe një abetare e re, e përbashkët Kosovë-Shqipëri. Çfarë pret populli shqiptar andej e këtej Drinit rreth bashkëpunimit ndër ministror mes qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare?

Mirlinda Tishkukaj-Sadiku: Kosova dhe Shqipëria kanëmundësi të bashkëpunojnë në shumë fusha, ka projekte konkrete infrastrukturore,si terminali doganor, bashkëpunimi energjetik me kompaninë e përbashkët ALEPEX.

“Bota sot”: Muaji shtator është përcjellë me ditë të shumta greve në krye me SBASHK-un. Me ligjin e pagave, a ka edhe masa tjera nga Ministria e Arsimit në bashkërendim me institucionet e tjera shtetërore që nxënësit të mos mbesin jashtë bankave të shkollës shkaku i ndonjë greve tjetër. Gjithnjë, duke u bazuar edhe nga disa të SBASHK-ut që kanë aluduar në një grevë tjetër gjatë janarit?

Mirlinda Tishkukaj-Sadiku: Jo nuk besoj që do të ketë greva, sepse nxënësit kanë humbur shumë dhe me sa e di unë SBASHK-u veçse e ka shpallur të mbyllur grevën, pasiqë në seancën e fundit veç kaloi Ligji i pagave.

“Bota sot”: Policia e Kosovës këtë vit ka qenë e ekspozuar thuajse në vazhdimësi para rrezikut, sidomos me barrikadimet serbe dhe në luftë me grupet kriminale serbe. Mirëpo, akoma nuk kanë sigurime. A ka dhe çfarë hapa konkret do të ketë qeveria për sigurime për Policinë e Kosovës?

Mirlinda Tishkukaj-Sadiku: Shumë janë tënevojshme sigurimet shëndetësore, por që fatkeqësisht kemi trashëguar një sistem të TI të parcializuar dhe edhe jashtë funksionit ku pa këtë sistem nuk mund të bëhen as sigurimet qëështë parakusht.Besoj që do të ketëdiçka konkrete edhepse ligjet që kanë implikime buxhetore marrin kohë padyshim.

“Bota sot”: E keni ngritur zërin në parlament sa i përket gjendjes së bibliotekave dhe infrastrukturës së dobët, që shumë biblioteka e kanë gjithandej Kosovës. Si do të rezultojë fundi i vitit 2023 sa i përket infrastrukturës së bibliotekave dhe rritjes së fondit librar?

Mirlinda Tishkukaj-Sadiku: Z. Çeku ka fokus të shtuar për kulturën, artin dhe sportin, po shpresoj shumë që me rritjen e theksuar të buxhetit për këtë Ministri do të reflektojëedhe për rritje të fondit të librave,ndërtimit të bibliotekave edhepse nevojitet bashkëpunim me komunat, sepse ligji i LVQL ju jep një autonomi të madhe.

“Bota sot”: Është përfolur gjatë të kaluarës, por edhe kohët e fundit më vrullshëm kyçja e Vitisë në autostradë. Meqë vini nga qyteti i juglindjes së Kosovës, kur vitiasit do të arrijnë realisht të kenë kyçje në autostradë dhe sa mund të jetë shuma e nevojshme që të realizohet i gjithë projekti? - Po mbushen dy vite mandat nga qeveria Kurti.

Mirlinda Tishkukaj-Sadiku: E di që edhe një nga zotimet e mia, se nërast që zgjidhem deputete një ndër çështjet qëdo tëmerrem intensivisht padyshim është edhe çështja e kyçjes së Vitisë në autostradë,ku angazhimi imi ka qenëi vazhdueshëm,por është thelbësor edhe angazhimi i Qeverisë Kurti dhe ministrave përkatës.

E vërtetë që Komuna e Vitisëështë e anashkaluar nga qeveritë e kaluara dhe është e vërtetë qëedhe në fjalimin tim të parë e kam cekur që do të bëhet kyçja e Vitisë në autostradëdhe do të bëhet.

Sa i përket vonesave është dashur të bëhet projekti,elaborati ishpronësimit, dhe tash së fundmi edheështë hapur tenderi për kryerje të punëve.

Në kohën sa kam qenëasambliste (8) vite jam dëshmitare qëtri herë kemi votuar deklaratë të përbashkët për këtëkyçje, jam shumë e nderuar qëështëbuxhetuar me 2.8 milionë dhe shumë shpresoj se do të përfundojë sipas planit dinamik tëparaparë.

“Bota sot”: Cilat do t'i cilësonit arritjet kryesore gjatë qeverisjes nga këndvështrimi juaj znj. Tishukaj-Sadiku?

Mirlinda Tishkukaj-Sadiku: Ka shumë te arritura:

Përgjegjësi ndaj parasë publike.

Rritja e numrit të çerdheve.

Asistentët me nevoja të veçantë.

Bursat STEM për herë të parë.

Rritja e numrit të inspektorëve.

Strategjia e arsimit.

Rikthimi i Kosovës si anëtar me status tëvëzhguesit në ENQA.

Pakoja ekonomike përfshiu 800.000 banorë.

Themelimi dhe funksionalizimi i Gjykatës Komerciale.

Procesi transparent për përzgjedhjen e bordit të RTKsë.

Shtimi i vazhdueshëm inumrit të rekrutëve të FSKsë dhe shtimi i fondit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe aprovimi i Strategjisë së Sigurisë, e pa ndryshuar për 10 vite.

Orientimi i Kosovës në energji të ripërtëritshme.

Ndihmesa e bizneseve në qasje në treg të huaj.

Për herë të parë fëmijët marrin shtesa.

Reforma të thella në drejtësi.

Ndihmesë e dyfishuar për bujqësi.

Luftimi i grupeve kriminale dhe i keqpërdorimeve.

Shume dosje janë dërguar në prokurori nga z. Aliu, z. Sveqla, z. Faton Peci,znj. Arbërie Nagavci,etj.

Projekte të shumta për impjante dhe trajtim të tyre dhe poashtu sigurimi iujit të pijes.

Shumëfishim të buxhetit për shëndetësi.

Ndarje e buxhetit për autostradën e Gjilanit, pagesa e shpronësimit të rrugës KllokotGjilan, rruga Prishtinë-Podujevëqë ka pas ngecur ndër vite.

Ulja e deficitit buxhetor.

Për herë të parë kemi ligj antidoping në sport.

Themelimi i operës, organizimi i MANIFESTA, mbrojtja dhe restaurimi i shumë objekteve me rëndësi historike e kulturore.

Rritja e numrit tëpalestrave sportive.

Ndihmë shtetërore për Ndërmarrjen Publike Telekom,e cila ishte në vështirësi të madhe financiare dhe ristrukturim i plotë, ndihmë për Trepçën.

Ka dhe shumë politika të reja që besoj do të jetësohen deri në fund mandatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat