Testi në internet, betejë e fortë që nuk e fiton asnjë ministër

Intervista

Testi në internet, betejë e fortë që nuk e fiton asnjë ministër

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 18:18
Arsim Bajrami

Shpërndarja e testeve në rrjetet sociale, të cilat nuk ka arritur t’i ndal asnjëherë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ministri Arsim Bajrami i ka quajtur betejë të fortë me internetin të cilën ende askush nuk ka arritur ta fitojë, madje as ministrat e BE-së.

Megjithatë, ai në një intervistë për Kp ka thënë se MASHT ka marrë edhe vendime të vështira siç është edhe anulimi i një pjese të këtij testi në mënyrë që rezultati të jetë sa më real.

Ai ka thënë se në drejtim të ngritjes së cilësisë, MASHT tani do ta fillojë edhe testin kombëtar për mësimdhënës.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se sa i përket akreditimit, MASHT do t’i respektojë kriteret ligjore, derisa ka shtuar se numri aktual i programeve studimore në Kosovë është shumë i madh.

Bajrami: Akreditimi po standardizohet

“MASHT është e vendosur që të përcaktoj standarde të larta të akreditimit, të respektoj në plotni këkesat ligjore dhe siç e keni vërejt kemi filluar praktika të reja për akreditim sepse kemi filluar me refuzuar shumë programe, numri prej 460 programeve është një numër shumë i madh në disproporcion me nevojat e Kosovës dhe tek akreditimi po punojmë në tre drejtime: E para duke ndërtuar standarde për cilat programe i duhen Kosovës dhe duke riorientuar këto programe në fusha teknike, aplikative, shkencore, duke zvogëluar programet e shkencave shoqërore dhe duke përshtatur secilin program të akreditimit me një studim fizibiliteti për nevojat që i ka tregu i punës për këta studentë që dalin me këto diploma, ky është segmenti i parë dhe është jashtëzakonisht mirë që të gjitha kolegjet dhe universitetet të mos vrapojnë pas programeve të reja por të përkushtohen në stabilizimin e programeve, të racionalizojnë programet dhe t’i përshtaten programeve. Elementi i dytë që te akreditimi është vendosja e rregullit sa i përket stafit. Ju thatë 460 programe, që do të thotë duhet të kemi afër 1500 doktor shkenca për t’i mbuluar këto sepse për secilin program kërkohen tre profesorë me gradën e doktorit të shkencave dhe të rregullt, atëherë kjo do të jetë një indiaktor shumë i rëndësishëm për të vendosur kontrollin e personelit”, ka thënë ministri Bajrami, duke shtuar se tashmë do të fillojë së funksionuari konferenca e rektorëve me qëllim të orientimit

strategjik të universiteteve dhe kolegjeve për programet të cilat tregu kosovar ka nevojë.
Ndërkohë, edhe nëse Agjencia e Akreditimit do t’i mbyllë rreth 400 programe studimi, ministri Bajrami nuk do të ndërhyjë me kurrfarë vendimi që këtyre programeve t’ua vazhdojë punën.

Bajrami madje ka thënë se e përshëndet mbylljen e një numri të madh të programeve të studimit, pasi sipas tij, Kosova ka mjaft studentë dhe të diplomuar.

Bajrami: MASHT asnjëherë nuk do të ndërhyjë

“MASHT asnjëherë nuk do të ndërhyjë me vendime politike tek akreditimi. Akreditimit është proces profesional, është proces i vlerësimit të jashtëm të cilësisë dhe ne kemi kërkuar prej agjencisë që t’i vendos këto standarde të larta sepse duhet të racionalizohet numri i programeve, e thash edhe më herët, Kosova nuk ka nevojë për 460 programe dhe nëse vjen deri te ky shkurtim i programeve, ne do ta përshëndesim sepse vendosen standarde, nuk është më prioritet i Kosovës kuantiteti dhe sasia në arsimin e lartë, i kemi 130 mijë studentë, tani është prioritet vendosja e cilësisë, vendosja e orientimit strategjik drejt nevojave që i ka Kosova për drejtimet deficitare dhe ne do të kërkojmë nga Agjencia e Akreditimit që të mbetet e vendosur për të respektuar këto standarde dhe nuk do të bartim pasoja”, ka thënë ministri Bajrami.

Megjithat ë, ministri Bajrami, gjendjen e përgjithshme në sektorin e arsimit në Kosovë e ka cilësuar si stabile.

Ai ka thënë se në drejtim të ngritjes së cilësisë, MASHT tani do ta fillojë edhe testin kombëtar për mësimdhënës.

Bajrami: Në arsim më nuk kemi kriza

“Gjendja e përgjithshme e sektorit të arsimit në Republikën e Kosovës është në proces të stabilizimit. MASHT tani siç e dini e ka vendos vetëm një prioritet dhe ai prioritet është ngritja e cilësisë në tërë sistemin arsimor, kur themi ngritja e cilësisë mendojmë në ngritjen e cilësisë në të gjitha dimensionet që nga standardi i mësimdhënies e mësim-nxënies e deri te menaxhimi i shkollave tona. .......MASHT për herë të parë ka vendosur që të pilotoj testin kombëtar për mësimdhënës në mënyrë që të shohim performancën e mësimdhënësve dhe vendosim se në cilat fusha na duhen trajnime shtesë për të krijuar mësimdhënës kompetent edhe në aspektin profesional edhe në aspektin pedagogjik, por sidomos në aspektin e përkushtimit të mësimdhënësve për përdorimin e teknologjisë së informacionit në shkolla. Tek arsimi i lartë e kemi filluar procesin e stabilizimit, tani më nuk ka kriza, tani universitetet do të bëjnë një konkurrencë në mes vete sa i përket garës për cilësi dhe sektori privat. Tek kolegjet private kemi vendos ligjshmëri, kemi vendos rend dhe rregull dhe kemi krijuar një ambient të mirë që në arsimin e lartë, sektori publik dhe privat të futen në një konkurrencë që në të ardhmen studentët tanë do të përcaktohen për të studiuar tek universiteti apo kolegji, ku diploma ka kredibilitet dhe ku ata do të mund të gjejnë edhe punë”, ka deklaruar ai.

Bajrami ka folur edhe për gjendjen në Universitetin e Prishtinës për të cilin universitet ka thënë se MASHT e re spekton autonominë e këtij institucioni, mirëpo për këtë do të kërkojë llogaridhënie.

Ministri Arsim Bajrami u ka bërë thirrje edhe studentëve që për pakënaqësitë që i kanë lidhur me cilësinë në arsim, problemet në universitet ta ngisin zërin e tyre, pasi që duke qenë kritik dhe kërkues ndaj universitetit mund ta përmirësojnë këtë gjendje.

Ndërkohë, sa i përket provimit të maturës shtetërore, ministri Arsim Bajrami ka thënë se matura e organizuar sivjet ka qenë më e suksesshmja në dhjetë vitet e fundit.

Bajrami ka thënë se rezultati i arritur prej 65 përqind të kalueshmërisë është i kënaqshëm, duke shtuar se tani MASHT ka ndërmarrë masa konkrete për ata që kanë tentuar ta keqpërdorin këtë provim shtetëror.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë që komunat të shtyhen në mes vete se cila po arrin rezultate më të larta, duke bërë që t’i fryjnë rezultatet, deri sa ka shtuar se MASHT ka marrë edhe vendime të vështira siç është edhe anulimi i një pjese të këtij testi në mënyrë që rezultati të jetë sa më real.

Ndryshimin e këtij provimi ndër vite, ku së fundmi të gjithë nxënësit do të pajisen me diploma, e ka quajtur hap pozitiv, pasi kjo do t’u ndihmojë të rinjve të punësohen menjëherë pas përfundimit të shkollimit të mesëm të lartë.

Bajrami: Pajisja e maturantëve me diplomë çështje pozitive

“Po kjo është pozitive sepse orientimi jonë është që nga 32 mijë maturantë sa kemi sivjet, gjysma të mos vijnë në arsimin e lartë por të punësohen, të shkojnë në tregun e punës dhe vetëm ata që kalojnë prej një pragu të arsimit, tek arsimi i lartë, duhet të vijnë te ky verifikim. Ky është një lehtësim që ne e kemi krijuar për studentët sepse nuk e fsheh që është prioritet i MASHT-it që në të ard hmen edhe sivjet do të jetë arsimi profesional. Siç e keni përcjellë, ne po e zhvillojmë një kampanjë të madhe që po penalizohet arsimi profesional, i lidhjes së shkollave tona profesionale me biznesin, jemi në prag të një suksesi të madh që ta bëjmë të obliguar për secilin nxënës të shkollës profesionale, praktikën profesionale, i kemi gjetur mbi 100 kompani, biznese që janë partnere, e kemi mbështetjen e Odës Ekonomike dhe në fund të muajit qershor do të finalizohet ky proces me nënshkrimin e një kontrate të madhe të bizneseve me të cilën nga një shtatori do të fillojnë të marrin nxënës”, është shprehur Bajrami.

Ndërkohë, keqpërdorimet që nuk ka arritur t’i ndal asnjëherë MASHT-i, Bajrami i ka quajtur betejë të fortë me internetin të cilën siç është shprehur ai ende askush nuk ka arritur ta fitojë.

Bajrami: Asnjë ministër i BE-së nuk e ka fituar luftën me internetin

“Asnjë ministër i BE-së nuk e ka fituar betejën me internetin. Interneti është një pushtet i veçantë dhe është iluzion që do të mund ta ndalim internetin apo mund të zbulojmë 10 apo 15 keqbërës që manipulojnë me internet, por siç e keni parë për herë të parë në MASHT ka veprime, ka penalizime. Ne kemi ndëshkuar shumë administratorë, shumë mësimdhënës por edhe nxënës, me disa po merret policia, kemi anulua teste që janë hapa të guximshëm, kemi anuluar komplet një komunë për të dërguar mesazhin që tani po vepron shteti ligjor, kemi krijuar mekanizma dhe ne do të jemi shumë të fuqishëm. Derisa i inkurajojmë shumicën absolute, 98 përqind e mësimdhënësve dhe nxënësve kanë qenë në nivel, kur them 98 duhet të merret me respekt dhe nuk guxon as media të krijoj paragjykim dhe për shkak të dy-tri rasteve të izoluara tani të krijojmë përshtypje sepse me këtë nuk i bà «jmë shërbim të mirë as vet sistemit arsimor sepse në çdo vend sot interneti sfidon”, Ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket regjistrimit të nxënësve në shkollimin e mesëm të lartë, ministri Arsim Bajrami ka thënë se beson që të gjithë nxënësit që do ta përfundojnë sivjet shkollimin e obliguar do të arrijnë të regjistrohen në shkollimin e mesëm të lartë, kjo për faktin se tashmë në Kosovë ekzistojnë shkollat publike dhe private në të cilat ka hapësirë për të gjithë filloristët.

Mirëpo, sa i përket teksteve shkollore të cilat MASHT i shpërndan çdo vit falas për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës në shkollimin obligativ, ministri Bajrami tha se sivjet asnjë libër nuk ka mbetur rezervë.

kanë tepruar stoqe me libra e të cilat buxhetit të shtetit i kanë kushtuar miliona euro.

Bajrami: Nuk ka mbetur asnjë libër rezervë

“Asnjë libër nuk ka mbet rezervë, të gjitha librat që kanë mbet vitin e kaluar MASHT i ka shpërnda dhe e ka zvogëlua fondin për libra duke i shpërnda këto rezerva. Tani tek tekstet shkollore e kemi një përparësi sepse për herë të parë në dhjetë vjetët e fundit janë rishikuar të gjitha nga klasa e parë në klasën e nëntë, 86 tekste janë rishikuar nga komisioni që e ka udhëheqë zv.ministrja Statovci, një proces shumë i rëndësishëm sepse në të kaluarën jo nga komisione por nga prindërit, nga nxënësit kemi pas vërejtje për pasaktësi, për përmbajtje të papërshtatshme, për gabime teknike dhe në fazën e parë kemi arrit ta bëjmë një skenim të përgjithshëm të çdo teksti, duke filluar nga abetarja deri tek t eksti i fundit i klasës së nëntë dhe kemi ndërhy deri në shkallën 40 për qind”, është shprehur ai.

Ai folur edhe për menaxhmentin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit e cila tash e më shumë se një vit funksionon me UD të drejtorit pas akuzave të ngritura për ish zyrtarët e kësaj agjencie për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Bajrami tha se gjendja në këtë agjenci ishte stabilizuar menjëherë me zgjedhjen e Këshillit të ri, derisa ka thënë se këto ditë pritet të zgjidhet edhe drejtori i ri i cili do të udhëheq me këtë institucion.

Mirëpo, ministri Arsim Bajrami e ka mohuar se ka marrë vendim për njohjen e institucioneve të cilat së fundmi kanë hyrë në listën e institucioneve të akredituara në Shqipëri, ku bënë pjesë edhe kolegji “Kristal” e për të cilin Agjencia e Akreditimit në të kaluarën dhe vet MASHT-i kanë deklaruar se diplomat e këtij institucioni nuk do të pranohen për shkak të cilësisë së dobët dhe lëshimit të diplomave pa kurrfarë kriteri.

Bajrami: MASHT nuk do t’i njeh diplomat jocilësore

“MASHT nuk e ka marrë asnjë vendim për njohjen dhe akreditimin e diplomave të asnjë kolegji, e ka marrë vetëm një vendim për fillimin e pranimit të aplikacioneve, e kjo është faza e parë sepse Shqipëria nuk është një shtet armiqësor, Shqipëria është një shtet fqinj dhe një shtet i natyrshëm për Kosovën dhe mbi bazën e marrëveshjes ndërshtetërore që e kemi nënshkruar në mbledhjen e dytë të dy qeverive, ne jemi pajtuar që të ofrojmë një zonë të liberalizuar. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri, në periudhën e kaluar ka pas jashtëzakonisht shumë probleme, ka pas edhe dukuri kriminale, madje ka pas edhe krim të organizuar sepse këtë e ka thënë qeveria por sot Shqipëria ësh të në proces shumë të mirë të stabilitetit të arsimit të lartë sepse vet kryeministri Rama i ka mbyllur më shumë se 18 kolegje për cilësi të ulët dhe asnjë diplomë e këtyre kolegjeve nuk do të pranohet kurrë në Republikën e Kosovës në qoftë se ajo nuk është e akredituar dhe nuk është e licencuar”, ka deklaruar ministri.

Mirëpo, nëse diplomat e tilla MASHT do të mund t’i verifikojë, Bajrami ka thënë se për një gjë të tillë ekzistojnë rrugë zyrtare të identifikimit të diplomave duke shtuar se niveli i këtyre diplomave mund të paragjykohet.

Bajrami: Askush nuk do të amnistohet nëse ka marrë diplomë të parregullt

“Identifikimi i cilësisë së diplomave bëhet në rrugë zyrtare, ju lus të mos krijojmë paragjykime në raste individuale dhe cilido person apo individ që e ka marrë një diplomë në mënyrë të parregullt ku rrë nuk do të mund të amnistohet nga kjo parregullsi. Duhet të kemi besim si shtete në institucione, pasi që po deklarohemi përditë për integrime kombëtare, edhe në Kosovë ka kolegje që nganjëherë i humbin kriteret edhe në Kosovë, madje në Shqipëri mendojnë opinioni politikbërës në Shqipëri që arsimi i lartë tek ta është shumë më i avancuar dhe ata kanë paragjykime më shumë për kolegjet tona por këto janë për akreditimet e percepcioneve që nuk janë politika shtetërore, ne duhet të zhvillojmë tani politika shtetërore dhe standarde të ngritjes së cilësisë dhe të jeni të sigurt se procesi i njohjes reciproke do të bazohet kryesisht në tri kritere: e para në akreditimin, e dyta në licencimin dhe e treta në cilësi”, ka thënë ministri.

Bajrami e ka përmendur edhe zyrën NRIC që funksionon në kuadër të MASHT-it e që merret vetëm me njohjen dhe barasvlerësimin e diplomave, ku ka thënë se nuk do të lejojë asnjë lëshim të keqpërdorimit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat