Ramadani: Kosova e ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve për transformimin e FSK-së në Ushtri

Intervista

Ramadani: Kosova e ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve për transformimin e FSK-së në Ushtri

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 21:30
FSK

Tranformi i FSK-së është preokupimi kryesor i Ministrisë së Sigurisë së Kosovës dhe një ndër prioritetet e autoriteteve të Prishtinës.

Në këtë proces, thotë Zv/Ministri i FSK-së, Burim Ramadani, Kosova ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara si aspektin strukturor, po ashtu edhe stërvitor.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ramadani thotë se Kuvendi ka konsensus për votimin e projektligjeve të FSK-së.

Ai tha se brenda javëvë të fundit të këtij viti të votohen këto projektligje, e më pas të fillojë edhe procedura finale për tranzicionin e FSK-së.

Ramadani foli edhe për largimin e pjesëtarëve serbë nga kjo forcë për të cilën tha se është ende shqetësuese presioni i Beogradit karshi vendimit të këtyre pjesëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat