Një grup studentësh nga Iowa vizitojnë Odën Amerikane - Bota Sot
Një grup studentësh nga Iowa vizitojnë Odën Amerikane

Kosova

Një grup studentësh nga Iowa vizitojnë Odën Amerikane

Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:27
Një grup studentësh nga Iowa vizitojnë Odën Amerikane

Një grup i studentëve nga Universiteti Drake nga shteti amerikan i Iowas, të prirë nga Tonia Land dhe Stephanie Dana Ely, vizituan Odën Ekonomike Amerikane me qëllim të njohjes me mjedisin e të bërit biznes në Kosovë.

Sipas njoftimit për media, grupi i studentëve u njoftuan me aktivitetet e Odës Amerikane. Ata u interesuan të mësojnë edhe rreth mjedisit afarist dhe situatës ekonomike në përgjithësi, që nga paslufta e tutje si dhe sfidat të cilat i hasin bizneset në Kosovë. Ndërsa në fokus të rëndësishëm të diskutimit ishte edhe avancimi i mëtejmë i partneritetit ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Iowas.

Që nga viti 2013, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka dhënë kontributin e saj në fuqizimin e partneritetit të Kosovës me shtetin amerikan të Iowas, të nisur në fushën ushtarake e që tashmë është zgjeruar edhe në fusha të tjera si ekonomi, edukim dhe kujdes shëndetësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...