Mbi 11 mijë nënshkrime në Suharekë për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Kosova

Mbi 11 mijë nënshkrime në Suharekë për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Më: 24 mars 2019 Në ora: 21:25
Foto

Njëra e ndodhur në Suharekë e tjetra në Lipjan, të përbashkët kishin viktimën e krimit, raporton lajmi.net.

Të vrarë mbetën punëtorët e kazinos.

E në lidhje me këtë në Suharekë janë mbledhur 11 mijë nënshkrime për shfuqizimin e lojërave të fatit.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Mbi 11 mijë nënshkrime janë mbledhur nga qytetarët për peticionin, i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.

Këtë të drejtë kushtetuese e kërkuan qytetarët dhe bashkarisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën tonë.

Peticioni ka përfunduar dhe nesër së bashku me përfaqësuesit e subjekteve politike, do ta dorzojmë në Parlamentin e Kosovës në Prishtinë.

I falenderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe secilin vullnetar që dha kontributin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat