Inspektorati ndërpret veprimtarinë e një klinike mjekësore në Prishtinë

Kosova

Inspektorati ndërpret veprimtarinë e një klinike mjekësore në Prishtinë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:24
Foto

Inspektorati Shëndetësor në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetime dhe Trafikim me qenie njerëzore ka bërë një inspektim në një klinikë private në Prishtinë dhe ka gjetur shkelje të legjislacionit në fuqi për Frytnimin e Asistuar Mjekësor.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Inspektorati Shëndetësor me këtë rast i ka ndërprerë veprimtarinë shëndetësore të frytnimit të asistuar mjekësor klinikës në fjalë.

“Interesi financiar nuk mund të vihet mbi shëndetin publik të qytetarëve tanë. Falënderim i veçantë për Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në zbulimin dhe ndërprerjen e aktiviteteve joligjore”, shkruan Ismajli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat