Në Drenas filloi “Muaji i Mërgatës”, Lladrovci: Mikpritja tipike drenicare - Bota Sot
Në Drenas filloi “Muaji i Mërgatës”, Lladrovci: Mikpritja tipike drenicare

Kosova

Në Drenas filloi “Muaji i Mërgatës”, Lladrovci: Mikpritja tipike drenicare

Nga: Z.B Më: 15 korrik 2019 Në ora: 22:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook ka paraqitur atmosferën e jashtëzakonshme me rastin e fillimit të “Muajit të mërgatës”.

Lladrovci ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë event që tubon edhe artistë me famë nga të gjitha trojet etnike.

“Njëkohësisht po kontribuon për gjendjen e shumë familjeve tona, zhvillimin e vendit dhe kontribuon në investime”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

“Muaji i Mërgatës”, muaj i organizuar me aktivitete kulturore për nder të mërgimtarëve tanë, të diasporës tonë, të vëllezërve e motrave tona, të cilët kontribuuan për çlirim dhe pavarësi. Me këtë muaj për mërgatën, duam të shprehim falënderim të sinqertë, dhe të ndjehen mirë, vëllezërit e motrat tona, sepse janë në shtëpinë e vet dhe janë të mirëseardhur. Mërgata mban të gjallë dashurinë e thellë për gjuhën, kulturën dhe traditën kudo që jeton por edhe bën promovimin e identitetit tonë në botë. Njëkohësisht po kontribuon për gjendjen e shumë familjeve tona, zhvillimin e vendit dhe kontribuon në investime. Gjatë këtij muaji, do të ketë aktivitete të shumta dhe manifestime që do të jenë me interes të veçantë për të rinjtë me art, muzikë, teatër dhe shfaqje të ndryshme dhe instalacione, me vlerë për të rinjtë e të rejat tona. Pjesëmarrës në Muajin e Mërgatës, pritet të jenë qytetarë të shumtë nga Drenasi, Drenica dhe tërë Kosova, ashtu si vitet tjera, artistë dhe performues nga tërë trojet shqiptare. Po ashtu, bëj ftesë për të ardhur mysafirë në këto mbrëmje, në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, pa dallim, sepse, mikpritja do të jetë e përzemërt, tipike drenicare!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...