Humanisti Halil Kastrati i ofron zgjidhje për strehim gjakovarit Mit’hat Parashumti, i cili jeton në Graçanicë - Bota Sot
Humanisti Halil Kastrati i ofron zgjidhje për strehim gjakovarit Mit’hat Parashumti, i cili jeton në Graçanicë

Kosova

Humanisti Halil Kastrati i ofron zgjidhje për strehim gjakovarit Mit’hat Parashumti, i cili jeton në Graçanicë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 11:29
Halil Kastrati, Mit’hat Parashumti

55 vjeçari, Mit’hat Parashumti, i paralizuar e që jeton nën përkujdesjen e një 73 vjeçari, Velimir Milovanoviq që i përket komunitetit serb në Graçanicë, ka zgjuar kureshtjen e shumë njerëzve bamirës si dhe të humanistit “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Në emisionin ‘Radar’ me Edita Doli në RTV Dukagjini, humanisti Kastrati telefonoi si dhe u tregua i gatshëm që t’i siguroj një strehim të përhershëm Parashumtit.

Kastrati tha se Parashumti do të jetoj për gjithë jetën e tij në një banesë me qera, të cilën do ta paguaj Kastrati, ose mund të shkoj në strehimoren e tyre në Prizren ku do të ketë përkujdesje 24 orëshe për të.

Gjithashtu Kastrati ka thënë se për Parashumtit do t’i sigurohen trajtime mjekësore si dhe do ta dërgojnë në një banjë për shërim.

“Jemi të gatshëm që Mit’hatit t’ia gjejmë një vendbanim dhe t’ia paguajmë qeran deri sa të jetë ai gjallë. Do ta dërgojmë në banjë, se ai ka nevojë. Dhe kontrollet e mjekëve, të gjitha shpenzimet do t’i marrim ne. Mit’hati është mirë ta gjej një banesë në Prishtinë, dhe do ta ketë spitalin më afër. Ne do të telefonojmë në një banjë dhe ta marrim përsipër gjithë këtë. Nëse do Mit’hati mund të vij tek ne, në Prizren ka përkujdesje 24 orë, por ai do të vendos si do t’ia bëj. Ne do ta ndihmojmë dhe do ta vizitojmë live. Çka do që ai merr vendim ne do ta realizojmë”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa, 55 vjeçari nën emocionin e lotëve për këtë gatishmëri të humanistit Kastrati tha se ndjehet shumë i lumtur.

“Zoti e shpërbleftë atë dhe të gjithë juve”, tha shkurt Parashumti.

Ndërkaq, ky rast është paraqitur në emisionin ‘Radar’ me Edita Doli në RTV Dukagjini, i cili emision merr vazhdimisht mesazhe dhe telefonata për të ndihmuar familje dhe individë të ndryshëm të cilët përballen me kushte të vështira ekonomike dhe shëndetësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...