Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në dhurimin e çmimit “Ora e Presidentit”, që nëndega e LDK-së NRË në Gjermani e ndan për personalitete të veçanta.
“Sivjet ky çmim iu nda Kolë Berishës, ish nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, një figurë e veçantë e LDK-së që ka vendosur standarde të larta sa i përket dedikimit për shtetin e Kosovës dhe lojalitetit ndaj LDK-së dhe politikës së saj shtetformuese”.
Postimi i Hotit:
Z.Kolë Berisha nderohet me çmimin "Ora e Presidentit"
Sot isha i nderuar që mora pjesë në dhurimin e çmimit "Ora e Presidentit", që Nëndega e LDK-së NRW në Gjermani e ndan për personalitete të veçanta.
Sivjet ky çmim iu nda z.Kolë Berisha, ish Nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës, një figurë e veçantë e LDK-së që ka vendosur standarde të larta sa i përket dedikimit për shtetin e Kosoves dhe lojalitetit ndaj LDK-së dhe politikës së saj shtetformuese.