Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani dje ka vizituar komunën e Malishevës.
Osmani së bashku me disa nga ish-deputetët e LDK-së janë mirëpritur nga qindra malishevas duke i uruar fitore në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 6 tetor.
Osmani përmes një postimi në Facebook, thotë se LDK në Malishevë është më e fuqishme se kurrë më parë.
“Dje në Malishevë. LDK më e fuqishme se kurrë më parë”, shkruan Vjosa Osmani në Facebook.