Mbi 100 mijë euro për pemë dhe perime për të burgosurit

Kosova

Mbi 100 mijë euro për pemë dhe perime për të burgosurit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka ndarë mbi 100 mijë euro për të blerë pemë dhe perime për të burgosurit.

Me pemë dhe perime të freskëta do të furnizohen të gjitha institucionet e Shërbimit Korrektues.

Në njoftimin për dhënie të kontratës, procedurë mini konkurrencë, thuhet se vlera e përgjithshme e kontratës është saktësisht 115,819.00 euro.

Ndërsa në ofertë kishte edhe tender të përgjegjshëm me çmimin më të lartë 119.962.00 euro.

Kontrata i është dhënë “Exim” SHPK& “Fatosi-com” dhe është nënshkruar me 6 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat