Rasti i dhunimit të 9- vjeçarit, avokatja kërkon procedurë penale ndaj prokurorët dhe zyrtarëve policorë

Kosova

Rasti i dhunimit të 9- vjeçarit, avokatja kërkon procedurë penale ndaj prokurorët dhe zyrtarëve policorë

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:04
Rina Kika

Të enjten e 11 korrikut, poshtë shkallëve të një kompleksi banesor në lagjen “Xhemail Mustafa” të Fushës-Kosovës, u gjet i vdekur Kujtim Veseli.

Ai dyshohet se u dhunua seksualisht e pastaj u vra nga S.O. derisa po kërkonte kanaçe në rrugët e këtij qyteti.

Avokatja e familjes së Kujtim Veselit, Rina Kika, sot është deklatuar pas seancës gjyqësore për këtë rast.

Kika ka thënë se kërkojnë të zhvillohet një procedurë penale ndaj prokurorëve dhe zyrtarëve policorë, që kanë qenë përgjegjës për rastin.

“Kërkesa ime është që ndaj prokurorëve dhe zyrtarëve policorë, që kanë qenë përgjegjës për rastin të zhvillohet një procedurë penale ku hetohet përgjegjësia e tyre penale për rastin dhe kërkesa ime është që kenë një kompensim për shkeljen e të drejtave të njeriut nga Qeveria e Kosovës.

Ende nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat tonat dhe ne konsiderojmë se procesi gjyqësor që u zhvillua sot është vetëm një segment se çka ka ndodhur nëse Qeveria do ta parandalonte atë.

Ne kemi kërkuar që dënimi të shqiptohet maksimalisht ndaj personit S.O. pasi konsiderojmë që vepra penale dhunimi dhe vrasja janë kryer me dashje”, tha ajo.

Rasti i dhunimit dhe keqtrajtimit të 11-vjeçarit ishte raportuar në Policinë e Kosovës që në janar të këtij viti, por që ky institucion dështoi ta parandalonte torturën që rezultoi me vrasjen e fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat