Shkarkohet nga pozita e drejtorit të Kardiologjisë, Imri Jashari

Kosova

Shkarkohet nga pozita e drejtorit të Kardiologjisë, Imri Jashari

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 12:58
Imri Jashari

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka marrë vendim që të shkarkoj nga pozita e drejtorit të Kardiologjisë, Imri Jasharin.

Lajmin kanë konfirmuar nga zyra për media e ShSKUK-së.

“Zyra për medie e ShSKUK-së ju konfirmon se Komisioni Disiplinor, ka vendosur ta ulë në detyrë drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së.

Shkarkimin e Jasharit e kishin kërkuar vitin e kaluar edhe një grup i kardiologëve në QKUK, duke e akuzuar për keqmenaxhim, monopolizim të shërbimeve, nxitje të konfliktit, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat