Për tetë muaj, mbi 2 milionë persona udhëtuan për dhe nga Aeroporti “Adem Jashari”

Kosova

Për tetë muaj, mbi 2 milionë persona udhëtuan për dhe nga Aeroporti “Adem Jashari”

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 16:33
Aeroporti

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka njoftuar se gjatë tetë muajve të parë të vitit 2023, mbi dy milionë udhëtarë kanë udhëtuar për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë “Adem Jashari”.

“Gjatë muajit gusht në ANP “Adem Jashari” janë shërbyer 411,162 udhëtarë apo 11% më shumë se në muajin e njejtë të vitit të kaluar.

Sa i përket numrit të fluturimeve, gjatë muajit gusht pati rritje prej 6.4% apo 1,389 nisje të fluturimeve.

Që nga muaji janar e deri në muajin gusht janë shërbyer 2,334,648 udhëtarë apo 13% më shumë se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat